ARKATANA

Kosovarja ikonë e islamit në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Revista më e madhe zvicerane “Migros Magazin” numrin e saj të fundit ia kushton Islamit. Në Ballinë e sjellë një politikane me origjinë nga Kosova si myslimane shembull dhe e integruar.Revista e konsumatorëve zviceranë “Migros Magazin” numrin e saj të fundit ia kushton Islamit, respektivisht myslimanëve që jetojnë në Zvicër. Ballina e revistës, konform përmbajtjes hapet me titullin: “Ylfete Fanaj është politikane dhe myslimane – një dosje mbi Islamin në përditshmërinë tonë”.

Fanaj është shqiptare nga Kosova dhe aktive në kuadër të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës. Përndryshe ajo është edhe e deleguar kantonale për integrim për kantonin Nidwalden.

“Nuk jam religjioze, por besimtare” thotë kosovarja e lindur dhe rritur nën alpet zvicerane, duke shtuar se “lutjen e kam mësuar nga Nëna”.

FIDANISHTJA

Ajo edhe pse nuk frekuenton xhamitë, politikisht shihet të jetë megjithatë aktive në këtë drejtim: “Unë nuk ndihem e diskriminuar, mirëpo një …”, vazhdon ajo rrëfimin për një mike që është mbuluar me shami dhe tashmë përjashtohet edhe nga vetë fqinjët, duke mos u përshëndetur. Ky lloj reagimi i shoqërisë, për Fanaj ndihmon në rritjen e grupeve ekstreme, të cilat i tërheqin të përjashtuarit, transmeton Zeri.info

“Ndoshta hapja e temës pikërisht me një shqiptare myslimane ka qenë qëllim i mirë i revistës për të thënë ja myslimanët janë njerëz tanë, mirëpo është një imazh i rrejshëm, e para ngase Islamin aktiv në Zvicër nuk e përfaqësojnë shqiptarët dhe e dyta se ai nuk duket si Fanaj”, thotë një aktivit i migracionit që nuk guxon të dal me emër për shkak drojës nga polemikat. Sidomos deklaratat e Fanajt se gratë myslimane “nuk janë të shtypura e që nuk duhet shpëtuar” i duket atij absurde. Sipas burimit në fjalë shqiptarët ngadalë pro sigurt me shfaqje të tilla do të perceptohen totalisht si myslimanë parimisht e pastaj si shqiptarë. Frikë e tepruar?

Revista në fjalë shtypet në më shumë se një milion e gjysmë kopje dhe sipas WEMF lexohet nga 2,400,000 zviceranë. Ajo shpërndahet nga rrjeti i supermarketeve „Migros“ të Zvicrës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.