Fundamenti

Kosovarja fiton dy herë me ankesat e saj në Gjykatën Federale

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

I është drejtuar Gjykatës së Lartë Federale dy herë, dhe të dy herët, me sukses. Zyra e Migracionit e Lucernit duhet t`ia vazhdojë asaj lejen e qëndrimit.

Një grua që ka qenë viktimë e dhunës në familje, lejohet të qëndrojë në Zvicër edhe pas divorcit të saj. Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë Federale, duke korrigjuar vendimin e shkallës më të ulët, në Lucern.

Zyra e Migracionit e Lucernit kishte njoftuar kosovaren se nuk do t`i zgjatej më leja e qëndrimit dhe se ajo do të duhet të largohet nga Zvicra. Kjo kishte ndodhur në korrik të vitit 2016. Që atëherë, çështja e saj është bërë objekt gjykatat. Kjo, për faktin se gruaja kosovare – tani në mes të të 30-ave – kishte luftuar kundër vendimit. Ajo i është drejtuar Gjykatës së Lartë Federale dy herë, dhe të dy herët ajo kishte pasur sukses me ankesën e saj, shkruan gazeta “Luzerner Zeitung”.

Çështja që kontestohej në këtë rast ishte nëse gruaja e divorcuar kishte ende të drejtë për leje qëndrimi pas përfundimit të martesës me një shtetas zviceran.

Çifti ishte ndarë rreth një vit e gjysmë pas martesës. Nëse një martesë është jetëshkurtër, bashkëshorti/ja me shtetësi të huaj zakonisht duhet të largohet nga vendi pas ndarjes, transmeton albinfo.ch. Por ligji parashikon përjashtime, veçanërisht për viktimat e dhunës në familje.

Gjykata e Lucernit kishte neglizhuar të drejtën e kosovares

Askush nuk duhet të ndihet i detyruar të qëndrojë me bashkëshortin e tij të dhunshëm nga frika për dëbim nga Zvicra. Në rastin e kosovares, megjithatë, Gjykata Kantonale e Lucernit nuk e kishte zbatuar këtë përjashtim, edhe pse gruaja kishte pasur sulme fizike dhe psikologjike nga burri. Bëhet fjalë, ndër të tjera, për goditje me dorë dhe me një gotë metalike në kokë.

ARKATANA

Në një gjykim të parë, Gjykata Kantonale pati lënë të hapur pyetjen nëse në familjen e përmendur kishte pasur ushtrim dhune, transmeton albinfo.ch. Vetëm me urdhër të Gjykatës Federale – pasi kosovarja kishte pasur sukses me ankesën e saj të parë – autoriteti kantonal qe detyruar të merrej në mënyrë më të detajuar me sulmet.

Por, rezultati kishte mbetur i njëjtë edhe në përpjekjen e dytë. Gjykata Kantonale kishte këmbëmngulur se: Megjithëse ishte arritur pragu ligjor i dhunës në familje, edhe më tutje mund të pritej se gruaja mund të vazhdonte të jetonte së bashku në martesë. Sepse pavarësisht sulmeve, ajo donte të mbante marrëdhënien ndërsa iniciativa për t’u ndarë kishte ardhur nga burri.

Gjykata Federale kritikon vendimin e Gjykatës së Lucernit

Gjykata e ulët (Kantonale, e Lucernit) gabimisht kishte supozuar se leja e qëndrimit mund të zgjatet vetëm në rast të dhunës në familje kur është viktima ajo që i jep fund marrëdhënies, transmeton albinfo.ch. Këtë kritikë e kishte bërë gruaja kosovare – dhe kritika e saj është pranuar nga Gykata Federale.
Fakti që burri i dhunshëm ishte ai që kishte marrë vendimin për t’u ndarë “nuk ndryshon faktin që ankuesja do ta kishte konsideruar objektivisht të paarsyeshëm qëndrimin në martesë sa kohë që dhuna vazhdonte”, kanë gjykuar dy gjyqtaret dhe gjyqtari, në Gjykatën Federale.
Ata kujtojnë deklaratat e gruas se ajo kishte frikë se do t`i duhej të largohej nga vendi pasi të përfundonte marrëdhënia martesore, përcjell albinfo.ch. “Në këtë drejtim, në kundërshtim me shkallën e mëparshme të gjyqit, mund të supozohet se ankuesja ishte në dilemë sepse i duhej të vendoste midis qëndrimit jo të arsyeshëm në martesë dhe dhënies fund të qëndrimit të saj në Zvicër”, thuhet në vendimin e Gjykatës Federale.

Si rezultat, Zyra e Migracionit e Lucernit duhet t`i avazhdojë kosovares lejen e qëndrimit.

Kosovarja fiton dy herë me ankesat e saj në Gjykatën Federale

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.