Kosovarja e Realit në garë për formacionin e sezonit nga FIFA
FIFA ka prezantuar listën me 55 lojtare për formacionin më të mirë në Botë për vitin që po lejmë pas.
Në mesin e tyre është edhe sulmuesja shqiptare, Kosovare Asllani, shkruan Indeksonline.
Asllani është me prejardhje nga Kosova, luan për Real Madridin dhe Kombëtaren e Suedisë.
Ajo ka bërë paraqitje shumë të mira sivjet, duke u bërë një pikë shumë e fortë e skuadrës së grave të madrilenëve.
Kosovarja po konsiderohet si një nga sulmueset më të mira në qarkullim. /IndeksOnline/


