ARKATANA

Kosovarja e humb vizën, nuk është rrahur “sa duhet”!

/ 2 minuta lexim
HW

Pasi që gjykata ka konstatuar se dhuna ndaj sa është dëshmuar vetëm në një rast, kosovarja e shkurorëzuar i humb “letrat” zvicerane dhe duhet të kthehet në Kosovë.
Martesa me bashkatdhetarin e saj me qëndrim të rregullt në Zvicër i ishte shndërruar në ferr, pasi që bashkëshorti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Ende pa i mbushur mirë pesë muaj, kjo lidhje dështoi për kosovaren 22 vjeçe, dhe me këtë, dështoi edhe leja e qëndrimit e fituar në bazë të martesës.

Në shtator të vitit 2013 gruas së re, tashmë të shkurorëzuar i ishte ardhur nga enti për migracion i kantonit Glarus refuzimi për vazhdimin e qëndrimit në Zvicër.

Edhe ankesa e bërë në Gjykatën Administrative merr përgjigje negative.

Mobi Casa

Sipas ligjit, kur njëri bashkëshort e merr lejen e qëndrimit në bazë të martesës, kjo lidhje duhet të qëndrojë në këmbë së paku 3 vjet për ta fituar të drejtën e mbajtjes së mëtejshme të lejes (vizës B). Por në rastet kur lidhja prishet pa u bërë tri vjet nga kurorëzimi, leja e fituar e qëndrimit mund të mbahet vetëm në rastet që gjykata i cilëson si “raste të rënda”.

Pikërisht nën pretekstin se rasti i saj ishte i rëndë, për shkak të dhunës së pësuar nga ish bashkëshorti, kosovarja e kishte bërë ankesën. Por, trupi gjykues i Gjykatës Administrative të Kantonit të Glarusit ka konstatuar se vetëm në një rast ka mundur të dëshmohet ushtrimi i dhunës, transmeton albinfo.ch.

Kështu, pasi që 22 vjeçja nuk ka mundur të bindë gjyqin me pretendimet e saj se ka qenë viktimë e dhunës së vazhdueshme, ajo duhet të lëshojë Zvicrën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.