United Hospital

Kosovarja e gatshme për aventurën me Real Madridin: Po mësohem me fanellën e bardhë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kosovare Asllani është e gatshme ta nisë aventurën e re me klubin e saj të ri, CD TACON-Real Madrid dhe thotë se ka nisur të mësohet me fanellën e re.

Futbollistja e Suedisë, me prejardhje nga Kosova, iu bashkua këtë muaj edhe zyrtarisht klubit më të ri të grave në Spanjë, Real Madridit, duke u bërë blerja e parë në histori të të bardhave, shkruan Gazeta Express.

Asllani, e cila u transferua nga klubi suedez Linkoping, do t’i nisë përgatitjet parasezonale me CD TACON-Real Madrid këtë të hëne, në qendrën stërvitore të klubit Valdebebas.

Sulmuesja e rrezikshme shkroi në llogarinë e vet zyrtare në Twitter se po mësohet me fanellën e re një ditë pa i nisur përgatitjet.

United Hospital

“Po mësohem me këtë fanellë e bardhë. Në shtëpinë time”, shkroi ajo në përshkrimin e një fotografive ku shihet në të bardha duke stërvitor me topin.

Asllani do të luajë kundër klubeve si Atletico Madrid, Barcelona, Real Sociedadi, Athletic Club, Espanyol, Valencia, Sevilla, Real Betis dhe Levante në nivelin e parë të futbollit të vajzave në Spanjë.

29-vjeçarja shkëlqeu në Kupën e Botës këtë verë, duke i ndihmuar Suedisë ta fitojë vendin e tretë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.