KKVITI

Kosovarja duhet të lëshojë Zvicrën, ka torturuar rëndë të bijën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ajo, veç tjerash, ia kishte lidhur të bijës një kabllo elektrike për qafe dhe pastaj e kishte shtrënguar sa për pak nuk e kishte ngufatur.

Qëllimi i saj ka qenë edukimi i vajzës por në fakt me masat e saj “edukuese” ajo ka shkuar tepër larg. Kosovarja sot 43 vjeçe, e ka keqtrajtuar aq rëndë dhe shumë herë vajzën e saj 17 vjeçe sa që në disa raste ia ka rrezikuar edhe jetën.

Pasi që veprimet e tilla jan.ë përsëritur, ajo do të detyrohet ta lëshojë vendin dhe të kthehet në Kosovë, 25 vjet pasi ka ardhur në Zvicër në bazë të martesës, raporton albinfo.ch.

Këtë vendim e ka marrë shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane, Gjykata Federale. Më parë, në vitin 2011 nëna e pashpirt qe dënuar nga një gjykatë e qarkut me heqje lirie me kusht për dy vjet. Dënimi i ishte shqiptuar për rrezikim jete, rrahje dhe lëndim trupor.

KKVITI

Gjykata e kishte shpallur fajtore kosovaren për disa vepra penale. Së pari, ajo e kishte shkelur me makinë një këmbësore, por veprat më të rënda i kishte kryer ndaj vajzës së saj. Tri herë ia kishte përplasur kokën për radiatori të banjës dhe pastaj e kishte goditur në kokë, krahë dhe këmbë me një rrip.
Më vonë ajo ia kishte lidhur të bijës një kabllo elektrike për qafe dhe pastaj e kishte shtrënguar sa për pak nuk e kishte ngufatur.
Ndërsa disa vite para kësaj, nëna e kishte rrahur aq keq vajzën sa e kishte bërë për spital.

Me vendimin e saj për dëbim, Gjykata Federale ka dashur t`ia bëjë me dije kosovares se qëndrimi i saj i tejkalonte me të madhe suazat e një konflikti të zakonshëm prind-fëmijë. 43 vjeçja kishte treguar një potencial të madh dhune që mund të drejtohet edhe kundër personave të tjerë.

Sipas mendimit të Gjykatës Federale sjellja e kësaj gruaje flet për një “nënvlerësim eklatant nga ana e saj të sistemit të këtushëm të vlerave”. Për këtë arsye ekziston një interes publik mjaft i rëndësishëm për ta dëbuar kosovaren nga Zvicra. /albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.