UBT

Kosovarja 44 vjeçare, viktimë e tentimit për vrasje nga bashkëshorti

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mjekët e ndihmës së parë patën sukses në rianimimin e saj. Kosovarja tani është në kujdes intensiv

Një grua 44-vjeçare, me shtetësi të Kosovës ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv pas një rasti të rëndë të dhunës në familje, në Schafisheim të Kantonit Aargau.

Policia e kantonit ka arrestuar burrin e saj si të dyshuar për dhunën e ushtruar, shkruan blick.ch.

Pak para orës 1 të pas mesnatës së të premtes, policia ka marrë një raport se një krim kishte ndodhur në një shtëpi, në Juraweg në Schafisheim AG, transmeton albinfo.ch. Policia dhe shërbimi i ndihmës së shpejtë menjëherë kanë shkruar në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur një grua 44 vjeçe, pa shenja jete, në shtrat.

Fundamenti

Por, mjekët e ndihmës së parë më pas patën sukses në rianimimin e saj. Kosovarja tani është në kujdes intensiv, shkruan Policia Kantonale e Aargaut në një komunikatë.

Burri, një shtetas zviceran 46 vjeç, është arrestuar, pa rezistencë. Gjetjet fillestare tregojnë për një përpjekje vrasjeje të kryer nga ai, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, rrethanat dhe motivet e sakta janë ende të paqarta. Policia e kantonit Aargau ka filluar hetimet ndërsa prokurori publik ka hapur procedurën e hetimit penal.

https://www.albinfo.ch/kosovarja-44-vjecare-viktime-e-tentimit-per-vrasje-nga-bashkeshorti/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.