ARKATANA

Kosovarja 41 vjeçare vritet nga bashkëshorti i saj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prokuroria konstaton se 48 vjeçari ka shtënë me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij 41 vjeçare, e cila, nga plagët e marra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Të dielën, pak pas orës 19 është vrarë në banesën e saj në Winterlingen, Landi Baden Wüurttmeberg, një grua 41 vjeçare. I dyshuar për vrasje, është marrë në arrest bashkëshorti i saj 48 vjeçar.

Pas hetimeve të para, prokuroria konstaton se 48 vjeçari ka shtënë me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij 41 vjeçare, e cila, nga plagët e marra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, shkruan presseportal.de. Dyshimet janë se bëhet fjalë për një dramë familjare. Vajza 17 vjeçare e çiftit, e cila në ato momente ndodhej në banesë ka pësuar lëndime të lehta.

Bashkëshorti i dyshuar për vrasje, ka nënshtetësi të Serbisë ndërsa e shoqja, nënshtetësi kosovare, transmeton albinfo.ch.

Eco Higjiena

Për sqarimin e detajeve të ngjarjes kërkohet ndërmarrja e hetimeve të gjera kriminale teknike dhe nga fusha e mjekësisë ligjore.

Bashkëshorti i arrestuar si i dyshuar për vrasje, gjatë ditës së sotme do t`i dorëzohet gjyqtarit hetues në Gjykatën kompetente penale.

Për zbardhjen e rrjedhës së vrasjes, Derejtoria e Krimit në Policinë e Rottweil-it ka formuar një grup të veçantë hetues.

http://www.albinfo.ch/kosovarja-41-vjecare-vritet-nga-bashkeshorti-i-saj/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.