Fundamenti

Kosovarit 40 vjeçar i refuzohet kërkesa për bashkim me prindërit në Zvicër

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Argumentimi i kosovarit se dëshiron “t`u qëndrojë pranë” prindërve u hodh poshtë fillimisht nga Zyra për Migracion e Kantonit Aargau, e pas ankesës, edhe nga Gjykata Administrative e kantonit.

Burri 40 vjeçar nga Kosova donte të siguronte lejen e qëndrimit në Zvicër, por duke paraqitur një arsyetim të veçantë: ai kërkonte bashkim familjar me prindërit të cilët jetonin prej kohësh në Zvicër, për t`iu gjetur pranë pasi që ata kishin probleme shëndetësore, shkruan azonline.ch. Çështja ka shkuar deri në Gjykatën Federale, e cila i ka kthyer kosovarit përgjigje negative.

Sipas saj, të huajt kanë të drejtë të kërkojnë bashkim familjar kur është fjala për bashkim në mes të partnerëve martesorë ose të fëmijëve me prindërit dhe anasjelltas, transmeton albinfo.ch. Por për të realizuar këtë, duhen plotësuar disa kushte: personi që do t`i bashkohej familjes nuk bën të jetë dënuar me burg shumëvjeçar dhe bashkimi familjar nuk bën të çojë në varësi sociale.

Kosovari e kishte bërë vitin e kaluar kërkesën speciale për bashkim familjar, në Zyrën për Migrim dhe Integrim të Kantonit Aargau. Ai jeton në Kosovë dhe donte të vinte në Zvicër, te prindërit. Kjo kërkesë konsiderohet speciale për shkakun e moshës së ushtruesit të saj: ai është 40 vjeçar, ndërkohë që kërkesa të tilla zakonisht bëhen për fëmijët ose të rinjtë (deri në 18 vjeç). Ligji i Zvicrës, në rastet e shtetasve të vendeve jashtë BE-së parasheh bashkim familjar vetëm për fëmijët apo të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare.

Mobi Casa

Argumentimi i kosovarit se dëshiron “t`u qëndrojë pranë” prindërve u hodh poshtë fillimisht nga Zyra për Migracion e Kantonit Aargau, e pas ankesës, edhe nga Gjykata Administrative e kantonit. Por ai e shtyu kërkesën tutje edhe në shkallën më të lartë të gjyqësisë zvicerane, në Gjykatën Federale, përcjell albinfo.ch. Gjykatësi kompetent i kësaj gjykate nuk e ka marrë fare në shqyrtim ankesën dhe veç kësaj e ka ngarkuar kosovarin me një pagesë prej 500 frangash për të mbuluar shpenzimet gjyqësore.

Sipas vendimit gjyqësor në rastin konkret nuk ka bazë për bashkim familjar. Si një mbulesë për kërkesën e kosovarit mund të shërbente, teorikisht , neni 8 i Konventës së të Drejtave të Njeriut, i cili mbështet të drejtën për respektim të jetës familjare, përcjell albinfo.ch. Por, në një rast të tillë duhet të dëshmohet ekzistimi i raportit të varësisë në mes të prindërve dhe birit të tyre, raport ky që nuk ekziston në këtë rast.

Kosovarit 40 vjeçar i refuzohet kërkesa për bashkim me prindërit në Zvicër