Mobi Casa

Kosovari, vetë i 11-ti në veturë, kapet duke kaluar kufirin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Një shofer nga Kosova kishte ngarkuar të dielën në një veturë të marrë me qira dhjetë persona, të gjithë shtetas kosovarë.

Ai po i transportonte ata nga Szegedi i Hungarisë në Suben të Austrisë.

Eco Higjiena

Makina me shoferin 42 vjeçar është ndaluar nga autoritetet e ndjekjes. Por, kur ata kanë shikuar veturën nga afër, kanë pasur çfarë të shihnin: në karrigen pranë shoferit ishte ulur motra e tij, ndërsa në ulësen e mbrapme që parashihet për tre veta, ishin ulur jo më pak se 9 persona. Aty ishte i fejuari i motrës së shoferit plus një çift me gjashtë fëmijë, nga një deri 13 vjeçarë!

Ngasësi i automjetit duhet të llogarisë me denonciim penal, shkruan nachrichten.at. Dhjetë personat tjerë janë arrestuar duke u mbështetur në ligjin e policisë për të huaj dhe do të kthehen mbrapsht në Hungari, ka njoftuar policia./albinfo/