Eko Higjiena

Kosovari ther me thikë ish të dashurën e tij në Vjenë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një kosovar është arrestuar në Liesing – Vjenë të premten pasi sulmoi me thikë ish të dashurën e tij.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:30 në Lising – Vjenë.

Një kosovar 39-vjeçar ka sulmuar me thikë ish-të dashurën e tij poashtu 39-vjeçare para adresës së shtëpisë së saj, të cilën e ka plagosur me disa të prera dhe plagë me thikë në pjesën e shpinës dhe shpatullave, njofton policia austriake, përcjell albinfo.

Dëshmitari lajmëroi policinë

Pasi një dëshmitar thirri policinë, i dyshuari u përmbajt nga sulmet e mëtejshme dhe iku.

ARKATANA

Bazuar në përshkrimin e autorit dhe drejtimin e arratisjes, policia speciale e Vjenës, WEGA, kanë arritur brenda pak kohësh ta arrestojnë të dyshuarin.

Thika e përgjakur ishte ende në vendin e krimit dhe u konfiskua.

Pas arrestimit, i dyshuari ka refuzuar të dëshmojë. Zyra e Policisë Kriminale të Vjenës ka marrë përsipër hetimet për tentativë vrasje.

Gruaja 39-vjeçare ka marrë ndihmë mjekësore urgjente nga shërbimi profesional i shpëtimit të Vjenës dhe është dërguar në spital. Jeta e saj nuk është në rrezik.

Sipas mediave austriake, shkak për këtë konflikt mes këtij ish-çifti ishte për shkak se, mesa duket burri kosovar nuk mund të pajtohej me ndarjen nga ish e dashura e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.