Kosovari si polic i rremë, ia merr plakës zvicerane 15.000 franga “për t`ia ruajtur”

Zyrtarët kanë arritur ta marrin zarfin me rreth 15,000 franga, me rastin e kontrollimit të bërë të një kosovari 31 vjeçar dhe bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, një 30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Të hënën, pak para orës 17, dy hetues nga Policia e Kantonit të Cyrihut në Zollikon kanë vëzhguar një grua të moshuar, e cila po depozitonte një zarf nën një kosh mbeturinash. Pas pak ata kanë parë kur po ky zarf u mor nga një burrë.

Siç shkruan Policia Kantonale në një komunikatë të publikuar të martën, zyrtarët kanë arritur ta marrin zarfin me rreth 15,000 franga, me rastin e kontrollimit të bërë pastaj të një kosovari 31 vjeçar dhe bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, një 30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, njofton 20minuten.ch.

Ata janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje nga policia me dyshimin se ishin të përfshirë në një krim mashtrimi që njihet si fenomeni i “policit të rremë”.

Komunikata e policisë më tutje shpjegon fenomenin në fjalë që po praktikohet gjithnjë më shumë në kantonin e Cyrihut, që ka të bëjë me paraqitjen e mashtruesve në uniformë policore, transmeton albinfo.ch. Në raste të tilla, “polici” tregon një histori mbresëlënëse për të bindur viktimën se paratë e tij nuk janë më të sigurta në bankë. Nëse viktima pranon të bashkëpunojë, asaj i kërkohet t’ia dorëzojë pasuritë “zyrtarëve të policisë”.

Prandaj, Policia Kantonale e Cyrihut rekomandon: nëse ndodh ndonjë thirrje nga zyrtarë policie, sqarojeni këtë më parë përmes numrit të urgjencës, 117, përcjell albinfo.ch. Për ta bërë këtë, mbylleni tërësisht telefonatën me policin e dyshuar dhe mos lejoni që ai të lidhet me ju.

Policia e vërtetë nuk ndodhë kurrë të ju kërkojë shuma të mëdha parash në telefon. Veç kësaj, asnjëherë mos u jepni para ose gjësende të vlefshme njerëzve të panjohur.

Kosovari si polic i rremë, ia merr plakës zvicerane 15.000 franga “për t`ia ruajtur”

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).