Mobi Casa

Kosovari shtie mbi policët zviceranë, “ka menduar” se janë serbë!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosovari i cili pas një konflikti para një klubi lojërash në Zollikofen (Bernë) dhe pastaj edhe në banesën e tij ka qëlluar me armë ndaj policëve, mbetet të vuajë 11 vjet burg. Këtë vendim të marrë më parë nga Gjykata e Lartë e Kantonit, si shkallë e dytë, e ka vërtetuar edhe Gjykata Federale e Zvicrës, pas ankesës së bërë nga avokati i kosovarit.

Dënimi prej 11 vitesh burg i shpallur më parë nga Gjykata e Lartë e Kantonit, miratohet edhe nga Gjykata Federale.

Kosovari i cili pas një konflikti para një klubi lojërash në Zollikofen (Bernë) dhe pastaj edhe në banesën e tij ka qëlluar me armë ndaj policëve, mbetet të vuajë 11 vjet burg. Këtë vendim të marrë më parë nga Gjykata e Lartë e Kantonit, si shkallë e dytë, e ka vërtetuar edhe Gjykata Federale e Zvicrës, pas ankesës së bërë nga avokati i kosovarit.

Hidromorava

Ai kishte kërkuar uljen e dënimit nga 11 në 3 vjet burg. Në vendimin e Gjykatës Federale nuk ka ndryshuar asgjë as pohimi i kosovarit se kishte qëlluar ndaj policëve me mendimin e krisur se përpara vetes kishte serbët me të cilë ishte në konflikt. Po ashtu nuk kishte çuar peshë as fakti se gjatë këmbimit të të shtënave ai kishte pësuar një plagë.

Ngjarja kishte ndodhur kështu: pas zënkës para klubit, kosovari kishte shkuar në shtëpi. Kur një njësit i policisë speciale kishte dashur të hynte në shtëpinë e tij, ai kishte qëlluar me armë drejt policëve. Vetëm fati i kishte shpëtuar policët nga të shtënat.

Ndërkaq, se për çka kishte qenë fjala në zënkën para klubit, ende mbetet mister, shkruan bernerzeitung.ch. Gjykata e Lartë me atë rast ishte mbështetur në deklaratën e kosovarit ndërsa Gjykata Regjionale në atë të serbit. Kjo e fundit kishte dënar kosovarin me 14 vjet burg, masë kjo që pastaj Gjykata e Lartë e kishte zbritur në 11 vjet./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.