FITORJA

Kosovari që përdhunoi një 23-vjeçare tani që ka mbaruar burgun duhet të mbahet në psikiatri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për të katërtën herë, Gjykata Federale u desh të merrej me rastin e një personi, sot 40-vjeçar, që kishte përdhunuar një grua 23-vjeçare në vitin 2011, në Affoltern am Albis (ZH), transmeton albinfo.ch. Tani është e qartë: autori do të vazhdojë të mbahet në trajtim psikiatrik. Kështu thuhet në vendimin më të ri të publikuar sot nga Gjykata Federale.

Në ankesën e tij i dënuari kërkonte shkarkimin e ekspertit psikiatrik, shkruan sda.ch. Gjykata Federale e hodhi poshtë këtë kërkesë në një vendim të saj, të publikuar të hënën. Vendimi thotë se gjykata nuk ka dyshime rreth ekspertizës së bërë kështu që ajo është e vlefshme.

Tashmë është e qartë se i dënuari (i cili ka mbaruar me kohë dënimin prej 8.5 vjet burgim) duhet të mbahet në trajtim psikiatrik për shkak të tipareve të tij të personalitetit dhe kushteve të përgjithshme të tij të jetesës, transmeton albinfo.ch. Ekziston rreziku për kryerje të veprave të mëtejshme penale kundër integritetit mendor dhe fizik të të tretëve.

UBT

Në një ambient sportiv në vitin 2011, autori e kishte detyruar viktimën të kryente akte të ndryshme seksuale me të. Gjatë kësaj kohe ai kishte mbajtur një thikë me një teh të gjatë rreth 12 centimetra, në fytin e gruas. Për këtë ai qe dënuar me tetë vjet e gjysmë burg.

Në moshën 17-vjeçare po ky person kishte vrarë nënën e të dashurës së tij të atëhershme, duke e sulmuar me një thikë në qafë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.