ARKATANA

Kosovari plagoset rëndë nga bashkatdhetari i tij

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

I plagosuri ia del të largohet dhe drejtohet te një barnatore e afërt, por pasi ka humbur shumë gjak, alivanoset dhe rrëzohet në shkallë

Pasditen e të shtunës, pikërisht më 28 nëntor në Asbach-Bäumenheim (landi i Bavarisë), Gjermani, një kosovar 36 vjeç ka marrë plagë të rënda me thikë në qafë, duke u përballur me rrezik për jetën. I dyshuar per këtë plagosje është një kosovar tjetër i moshës 34 vjeçare, i cili i është dorëzuar gjyqtarit hetues.

Sipas informatave të para që ka marrë policia, personi 36 vjeçar nga qyteti Donauwörth kishte shkruar për vizitë te një i njohur në Asbach-Bäumenheim, shkruan presse-augsburg.de. Rreth orës 13.40, kur ai përcillet nga mikpritësi, derisa ende ishte ne oborrin e tij, u bashkëngjitet perosni i tretë, i cili papritmas nxjerr thikën dhe e godet kosovarin 36 vjeçar në qafë, transmeton albinfo.ch.

I plagosuri ia del të largohet dhe drejtohet te një barnatore e afërt, por pasi ka humbur shumë gjak, alivanoset dhe rrëzohet në shkallë. Kalimtarët e rastit i ofrojnë ndihmë dhe njoftojnë mjekun e emergjencave e ky i fundit, policinë.

Uji Dea

Vendi i ngjarjes është kontrolluar dhe aty është gjetur dhe arrestuar edhe dorasi i dyshuar. Ai e ka pranuar veprën para policisë ndërsa ka treguar se thikën e ka hedhur një një pellg uji afër vendit të krimit. Zhytësit e kanë gjetur thikën e përmendur dhe e kanë konfiskuar.

Ende nuk dihet motivi i sulmit por siç thonë organet hetuese, dorasi vuan nga problemet psikike.

I dëmtuari me plagë të rrezikshme për jetën është dërguar në Klinikën Qendrore të Augsburgut, përcjell albinfo.ch njoftimin nga mediet gjermane. Aktualisht gjendja e tij është stabile./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.