Fundamenti

Kosovari pëson djegie të rëndë nga një zjarr në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një kosovar i moshës 41-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në ndërtesën ku ai banon, në Hunzenschwil të Kantonit Aargau. Një helikopter i njësive për shpëtim e ka transportuar atë në spital.
Siç bën të ditur Policia e Kantonit të Aargaut, rreth orës 7.30 zjarri kishte kapluar një banesë në katin më të lartë të një ndërtese të vjetër banimi, shkruan Sda.ch.

Një banor e kishte parë tymin e dendur dhe i kishte alarmuar zjarrfikësit. Ndërkohë që ekipet për fikje të zjarrit ishin angazhuar në shuarjen e zjarrit nga jashtë, trupat e specializuara për mbrojtje të frymëmarrjes e kanë lokalizuar qendrën e zjarrit në një banesë në katin e dytë, ku dhe e kanë shuar shpejt zjarrin, transmeton Albinfo.ch. Në atë banesë banon një familje katëranëtarëshe nga Kosova. Ndërkohë që gruaja dhe fëmijët, ashtu sikurse edhe të gjithë banorët e ndërtesës, kishin ikur me kohë, kryefamiljari fillimisht konsiderohej i humbur.

Pak më vonë, trupat e mbrojtjes së frymëmarrjes e kanë gjetur atë pa ndjenja, në banesën e mbuluar nga tymi i dendur dhe bloza, përcjell Albinfo.ch. Kosovari kishte pësuar djegie të shkallës së lartë. Një helikopter i shpëtimit e ka transportuar atë në spital.

Eco Higjiena

Përveç tij, një banor tjetër është dërguar në spital me një autoambulancë me dyshimin se ka pësuar helmim nga tymi.

Banesat e kësaj ndërtese janë dëmtuar shumë ndërsa ato në katin e prekur më shumë, janë të pabanueshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.