FITORJA

Kosovari përvetëson 250 mijë franga nga sigurimet, dënohet me kusht

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Selim S., për veprën penale të mashtrimit, është dënuar nga Gjykata e Qarkut në Rheinfelden (AG) me dy vjet burg me kusht për një periudhë katërvjeçare.

Një kosovar i moshës 59 vjeçare në Stein, Fricktal (Aargau) pas një aksidenti automobilistik që kishte pësuar në vitin 2002 ishte paaftësuar për punë. Nga ajo kohë ai ka jetuar nga ndihmat e sigurimit shëndetësor.

Afër 250 mijë franga ka marrë Selim S. gjatë kësaj kohe në emër të ndihmave të përmendura. Dhe ai do të vazhdonte ta bënte këtë, sikur sigurimi të mos angazhonte një detektiv për ta përgjuar nëse ishte vërtetë i paaftë apo simulonte.

Detektivi ka vëzhguar disa herë Selimin duke punuar me zell të madh në shtëpinë e tij. Pavarësisht se ai kishte pohuar se i binte të fikët dhe nuk guxonte të bartte asgjë që peshon mbi gjashtë kilogramë. Kjo nuk e ka penguar kosovarin, sipas dëshmive të detektivit, që të ngarkonte pllaka të rënda të gurit dhe t`i bartte ato me automjet, të cilin, sipas tij, nuk ishte në gjendje ta ngiste.

Uji Dea

Por, avokati i kosovarit, thotë se klienti i tij nuk është duke simuluar. „Aksidenti ka ndodhur në vitin 2002 ndërsa vëzhgimi ka filluar në vitin 2004. Vëzhgime tjera janë bërë edhe në vitin 2006. Prej atëherë kanë kaluar shtatë vite dhe Selimi është më i dobët dhe i plakur, prandaj edhe ndjehet më keq. Ai nuk është simulant“, ka thënë avokati Häner.

Ndërsa përgjegjësi i sigurimeve (Suva), Roger Bolt thotë se bëhet fjalë për një rast klasik, numri i të cilëve, mjerisht, po vjen duke u shtuar. „Ne i kalojmë nëpër duar nga 280 deri 300 raste të tilla brenda vitit“, thotë ai.

Mjeku i shtëpisë i Selim S., nuk mund të kuptojë se si pacienti i tij 59 vjeçar, përkundër gjendjes së rëndë shendetësore mund të kryente punë kaq të rënda. Ai supozon se kjo mund të jetë rezultat i medikamenteve që ka marrë pacienti i tij. Një vlerësim i tillë mund të shërbente si rrethanë lehtësuese për kosovarin që po gjykohej.

Por, eksperti nga Suva shprehet kundër këtij vlerësimi: „personat që kanë dhimbje të tilla të rënda, nuk munden të punojnë edhe nëse marrin medikamente“, thotë ai. Po këtë qëndrim e ka mbrojtur edhe trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Rheinfelden. Si përfundim, Selim S., është dënuar për veprën penale mashtrim me dy vjet burg me kusht për një periudhë katërvjeçare.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.