UBT

Kosovari pa patent shoferi, aksidentohet duke dashur t`i ikë policisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në ikje e sipër ai ka prekur dy makina të parkuara dhe pastaj ka humbur kontrollin mbi makinën e tij VW duke e ngarë drejt një gardhi, ku policia arriti ta ndalonte.

Natën e mbrëmshme, kur një patrullë policore deshi të kontrollonte një shofer në Mellingen të Katonit Aargau, ai iu shmang asaj dhe në përpjekje për të ikur, bëri aksident, shkruan aargauerzeitung.ch. Më vonë u sqarua edhe arsyeja e ikjes së tij: i riu 24 vjeçar me shtetësi kosovare, nuk kishte patentë shoferi.

Në ikje e sipër ai ka prekur dy makina të parkuara dhe pastaj ka humbur kontrollin mbi makinën e tij VW duke e ngarë drejt një gardhi, ku policia arriti ta ndalonte, transmeton albinfo.ch.

FIDANISHTJA

Më vonë, pas kontrollimit të bërë u konstatua se ai nuk kishte fare leje për të ngarë veturën, la njoftuar policia e Kantonit të Aargaut.

Për të kuptuar nëse ai ka qenë nën ndikimin e drogës ose alkoolit, policia ka caktuar një provë të gjakut dhe të urinës. Ndaj të riut do të ngrihet padia në Prokurorinë Publike në Baden.

http://www.albinfo.ch/kosovari-pa-patent-shoferi-aksidentohet-duke-dashur-ti-ike-policise/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.