Mobi Casa

Kosovari nuk përfill policinë: refuzon testin e alkoolit dhe mosndezjen e cigares

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Duke i kërkuar t`i bënin testin, policët i kishin thënë se ndërkohë nuk lejohej të pinte duhan. Ai kishte ndezur cigaren dhe kishte kundërshtuar testin e alkoolit.

Policia në Neuhofen an der Krems (Qarku Linz-Land) Austri kishte ndaluar një drejtues makine, 22-vjeçar, dhe donte t`i bënte testin e alkoolit. I ndaluari, një shtetas kosovar, kishte refuzuar të bënte testin, duke i thënë polices se ai “edhe ashtu nuk flet me asnjë grua”, shkruan orf.at.

Pretekst për ndalimin e shoferit kishte qenë parkimi i makinës në një vend ku kjo nuk lejohej. Duke i kërkuar t`i bënin testin, policët i kishin thënë se ndërkohë nuk lejohej të pinte duhan. Ai kishte ndezur megjithatë një cigare dhe kishte kundërshtuar testin e alkoolit. Për më tepër, ai ka thënë se nuk flet me gratëm, pasi që ato “nuk kanë të drejta”.

FIDANISHTJA

Pasi që policët i kishin kërkuar çelësat e makinës, ai i kishte injoruar ata, kishte hyrë në makinë në mënyrë provokuese dhe e kishte ngarë atë disa metra. Pastaj kishte dalë, u kishte bërtitur policëve dhe i kishte kërcënuar, duke u thënë se disa shokë të tij po vinin drejt vendit të ngjarjes.

Pas kësaj, policët kanë thirrur përforcime dhe me makinat e tyre e kanë bllokuar makinën e kosovarit që ai të mos mund të ikte, përcjell Albinfo.ch. Kundër tij është bërë kallëzim penal për shkelje të shumta administrative.

https://www.albinfo.ch/kosovari-refuzon-testin-e-alkoolit-dhe-i-thote-polices-nuk-flas-me-gra/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.