Eko Higjiena

Kosovari nga Gjilani bëhet anëtar i shoqatës elitare botërore “Golden Key”

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Faton Bislimi pranohet si anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Nderit “Çelësi i Artë” përkrahë anëtarëve tjerë të famshëm si Presidentët Clinton e Reagan dhe Nobelistët Tutu e Wiesel.

Faton Bislimi, tani më një emër i njohur në botën shqiptare, po thyen shumë barriera që për shumë kë perceptohen si të pakalueshme. Si një nga shqiptarët e pakët të shkolluar në universitetet më prestigjioze të botës, Faton Bislimi jo vetëm që ka magjistruar nga një universitet siç është Harvardi, por tani është duke doktoruar në njërin nga universitetet më të mira të Kanadasë, në Universitetin e Albertës raporton rajonipress.

Mirëpo, ajo që e dallon Fatonin nga shumëkush tjetër, edhe nga kolegët e tij Harvardianë, është fakti se ai me punën e tij, përkushtimin dhe sukseset që ka arritur, është nderuar me shumë çmime e dekorata nga një sër organizatash akademike e profesionale ndërkombëtare.

Në këtë vazhdë, gjatë qëndrimit të tij në Edmonton, Alberta të Kanadasë këto ditë, ai është pranuar në njërën nga shoqëritë me elitare botërore. Në këtë shoqëri / shoqatë, Golden Key International Honor Society (Shoqata Ndërkombëtare e Nderit e Çelësit të Artë) me bazë në Atlanta të SHBA-së, pranimi i anëtarëve të rinj bëhet vetëm pas një nominimi të suksesshëm të bërë nga universitetet përkatëse për studentët e tyre më të dalluar dhe më të dëshmuar. Nominimet meritore rezultojnë në pranimin e anëtarëve të rinj të kësaj organizate.

Mobi Casa

Në letrën e nominimit nga Presidentja e Universitetit të Albertës, Prof. Dr. Indira Samarasekera, drejtuar Faton Bislimit, ndër të tjera thuhet “Përgëzime për arritjet tuaja akademike gjatë vitit të shkuar. Në nderim të suksesit tuaj, unë ju ftoj të bëheni pjesë e Golden Key International Honor Society… Janë arritjet tuaja të jashtëzakonshme që ju kanë kualifikuar për të qenë anëtar i Golden Key… Dhe, ky është një nder i veçantë edhe për ne.”

E themeluar më 1977, organizata ka për qëllim bashkëpunimin dhe krijimin e lidhjeve të veçanta në mes të anëtarëve të vet. Mirëpo, e veçanta kryesore e kësaj organizate janë emrat e famshëm që janë anëtar të saj, si psh. Presidentët Amerikanë Bill Clinton e Ronald Regan, apo Nobelistët Desmond Tutu e Ellie Wiesel, e shumë e shumë të tjerë. Por, tani e tutje, këtyre emrave iu është shtuar edhe emri i një shqiptari nga Kosova, emri i Faton Bislimit!

Gjersa Faton Bislimi vazhdon të çmohet ndërkombëtarisht për vlerat e tija, ai ka vendosur të sfidohet edhe para bashkëqytetarëve të vet në Gjilan në zgjedhjet e 3 nëntorit, ku ai do të garojë si kandidat i përbashkët i nismës qytetare “Koalicioni për Gjilanin”, nismë kjo e mbështetur nga AKR, Lëvizja Qytetare për Gjilanin, Nisma e Ballit Gjilan, si dhe Forumi i Profesionistëve të Rinj. /rajonipress/