Fundamenti

Kosovari, me lëndime të lehta nga ndeshja frontale e veturave

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Makinat e ndeshura kanë pësuar dëmtim total. Për pastrimin e rrugës nga mbetjet e aksidentit është bllokuar rruga për rreth 2 orë e gjysmë.

Në natën e të premtes ka ndodhur një ndeshje frontale në mes të tri veturave në rrugën në mes të Oftringenit dhe Walterswilit, kantoni Solothurn. Fati ka dashur që nga kjo ndeshje e fortë të dalin vetëm me lëndime të lehta tre persona, shkruan aargaueruzeitung.ch. Në të vërtetë, njërin prej tyre, shoferin, i cili ishte ngujuar në makinë është dashur ta nxirrnin zjarrfikësit duke e prerë veturën, transmeton albinfo.ch.

HW

Sipas policisë së Kantonit të Solothurnit, një kosovar 63 vjeçar ishte duke vozitur në drejtim të Oftringenit. Për arsye ende të panjohura ai ka dalë në drejtimin e kundërt të rruges me ç`rast është ndeshur me një veturë që vinte në mënyrë të rregullt nga ana tjetër. Nga forca e goditjes, kosovari ka mbetur i ngujuar në makinën e tij dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta çliruar. Ai dhe gruaja që ndodhej me të në veturë kane pësuar lëndime të lehta dhe të mesme, përcjell albinfo.ch. Të dy ata janë transportuar me autoambulancë në spital për trajtim të mëtejshëm.

Nga ana tjetër, makinat e ndeshura kanë pësuar dëmtim total. Për pastrimin e rrugës nga mbetjet e aksidentit është bllokuar rruga për rreth 2 orë e gjysmë./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.