HW

Kosovari me dy dënime, i bie vet në duar policisë gjermane

/ 2 minuta lexim
HW

Ai është prezantuar para zyrtarëve te doganës gjermane, duke i pyetur ata nëse kishte të drejtë të hynte në Gjerman ose jo.

Gjermanët e kanë një shprehje që shqip mund të përkthehet «më budalla se ç`lejon policia» (Dümmer als die Polizei erlaubt). Dhe pikërisht në këtë «rubrikë» e ka kategorizuar portali gjerman presseportal.de sjelljen që një kosovar nga Zvicra kishte treguar në Gjermani.

Burri 33 vjeçar ishte ndalur në vendkalimin kufitar në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë, nga ana gjermane, në autostradën në Weil. Aty ai është prezantuar para zyrtarëve te doganës gjermane, duke i pyetur ata nëse kishte të drejtë të hynte në Gjerman ose jo, transmeton albinfo.ch portalin gjerman. Doganierët informuan pastaj kolegët e tyre nga Policia Federale, të cilët e morën në pyetje kosovarin.

HW

Dhe, këtu është e veçanta e këtij rrëfimi: kompjuteri i policisë e zbuloi se personi në fjalë kishte dy fletarreste. Ai, në vitin 2011 ishte dëbuar nga Bavaria dhe i ishte shqiptuar ms e ndalimit të hyrjes në Gjermani për 5 vjet. Kjo masë përfundon në fund të vitit 2016, përcjell albinfo.ch. Krahas kësaj, ai kishte fletarrest edhe nga autoritetet e qytetit Memmingen, pasi që i kishin mbetur 55 ditë nga dënimi me burg që duhej ta kryente.

Kosovari është arrestuar nga Policia Federale dhe është dërguar në burg./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.