UBT

Kosovari kapet në Brazil, 9 vjet pas arratisjes nga burgu zviceran

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Pas ikjes spektakulare nga burgu, kosovari kishte operuar majat e gishtërinjve në mënyrë që të mos identifikohej me rastin e udhëtimit për në Brazil

Organet ndjekëse të Lucernit kanë zbuluar në Brazil një 38-vjeçar, shtetas të Kosovës, nëntë vjet pasi kishte ikur nga një burg i Kantonit të Zug-ut. Ai akuzohej për tregti me sasi të mëdha droge, (mbi 100 kg.), shkruan gazeta Luzerner Zeitung.

Periudha për të cilën akuzohet ai është në mes vitit 2004 dhe 2007.

Autoritetet ndjekëse janë të mendimit se në kohën për të cilën akuzohet, ai kishte sjellë në Zvicër sasi të madhe të heroinës, të cilën pjesërisht e kishte shitur po në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Po ashtu kosovari 38-vjeçar akuzohet edhe për pastrim parash dhe për armëmbajtje ilegale. Por hetimet lidhur me këtë janë ende në rrjedhë e sipër. Ai ishte arrestuar nga Policia e Lucernit në dhjetor të vitit 2007 në St. Erhard.

Më 31 mars 2009 ishte dënuar nga Gjykata Kantonale e Kantonit të Lucernit me tre vjet, 5 muaj e 15 ditë burg, përcjell albinfo.ch. Ky dënim i ishte shqiptuar për veprat penale si: shkaktim lëndimi të lehtë trupor, rrahje të shumëfishta, rrezikim jete dhe për kërcënime të shumëfishta.

Konkretisht, ai ishte dënuar për faktin se në prill 2005 e kishte ngufatur dhe rrahur ish partneren e tij, duke i shkaktuar lëndime. Këtë dënim ai kishte qenë duke e vuajtur në burgun e qytetit Zug. Hetimet e hollësishme të Prokuroisë Publike të Lucernit kishin vazhduar deri më 23 gusht 2010, kur i akuzuari ia kishte dalë të arratisej nga burgu.

Eco Higjiena

Autoritetet e Lucernit kanë kërkuar intensivisht, vite me radhë, për të gjetur vendndodhjen e të arratisurit. Ai ishte kërkuar edhe me flaetarrest ndërkombëtar. Vitin e kaluar policia arriti të konstatojë se kosovari po qëndronte nüë Brazil, transmeton albinfo.ch. Atje ai po jetonte me emër të rremë dhe dokumente të falsifikuara.

38-vjeçari është arrestuar në vendbanimin e tij nga policia braziliane dhe nga mesi i shtatorit 2019 është ekstraduar në Zvicër.

Është interesant detaji se pas ikjes spektakulare nga burgu, kosovari kishte operuar majat e gishtërinjve, në mënyrë që të mos identifikohej me rastin e udhëtimit për në Brazil.

Hetimet për tregti me sasi të mëdha droge ndaj tij vazhdojnë të zhvillohen më tutje nga Prokuroria Publike e Lucernit.

Kosovari kapet në Brazil, 9 vjet pas arratisjes nga burgu zviceran