RCCOLA

Kosovari ka mbaruar dënimin në tërësi por ende mbahet në burg. Ja përse

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Për këtë vepër penale ai ishte dënuar në nëntor të vitit 2014 me nëntë vjet burgim. Gjykata e Qarkut kishte urdhëruar, veç kësaj edhe masën e kujdestarisë

Ndonëse personi i dënuar për përdhunim tashmë ka vuajtur dënimin e tij tetë vjet e gjysmë burgim, ai nuk po mund të lirohet nga burgu. Kjo po ndodh pasi ende nuk kanë përfunduar procedurat lidhur me masën e kujdestarisë* së mundshme kundër tij. (*Në Zvicër, me kujdestari (Verwahrung) kuptohet mbajtja e përhershme në burg e kriminelëve të rrezikshëm edhe pas vuajtjes së dënimit të shqiptuar).

Gjykata e Lartë e Cyrihut tani duhet të marrë një vendim të ri për paraburgimin e sigurisë, shkruan sda.ch.

Delikti i kosovarit tashmë 38-vjeçar është kryer dhjetë vite më parë. Në tetor të vitit 2011, ai kishte përdhunuar një 23-vjeçare në kompleksin sportiv Moos në Affoltern am Albis ZH.

Për këtë vepër penale ai ishte dënuar në nëntor të vitit 2014 me nëntë vjet burgim në shkallë të parë, transmeton albinfo.ch. Gjykata e Qarkut, Affoltern am Albis kishte urdhëruar, veç kësaj edhe masën e kujdestarisë.

Në tetor të vitit 2016, Gjykata e Lartë e Cyrihut i kishte ulur atij dënimin me burg në tetë vjet e gjysmë dhe i kishte hequr kujdestarinë.

Vendimin e saj, kjo gjykatë e kishte justifikuar me faktin se një dënim i mëparshëm i kosovarit, nga viti 2000, i shlyer tashmë nga regjistri penal, nuk duhej të lejohej të përdorej nga autoritetet penale, transmeton albinfo.ch. Fjala ishte për një vrasje që kishte bërë ai atëbotë si i mitur, 17 vjeçar. Ai kishte vrarë atëbotë, me thikë, një shoqe të nënës së tij.

Vendimi i gjykatës së lartë nuk është ende i plotfuqishëm sa i përket masës së kujdestarisë, siç tregon një vendim i Gjykatës Federale, i publikuar të enjten.

Instanca më e lartë gjyqësore e Zvicrës, në Lozanë, ka rrëzuar vendimin e tetorit 2016.

Uji Dea

Gjykata e Lartë më pas kishte porositur një ekspertizë të re. Ekspertit, me këtë rast, i qe lejuar të merrte parasysh dosjen e fshirë penale, e cila do të ndihmonte në vlerësimin e sjelljes së ardhshme të personit në fjalë.

Megjithatë, eksperti nuk ka mundur t’i përgjigjet pyetjes se si mund të ndikojë në prognozë vepra penale e fshirë, e gjykuar sipas ligjit penal për të mitur. Gjykata më e lartë ka vendosur ndërkaq se me një “vështrim përgjithësues” ekzistonte një rrezik i lartë për vepra të mëtejshme penale.

Gjykata e Lartë Federale e ka rrëzuar këtë vendim në nëntor të vitit 2020, sepse shkalla e ulët nuk kishte shpjeguar përse ishte mbështetur vetëm në mendimin e ri të ekspertit dhe përse e kishte konsideruar masën e kujdestarisë si masë proporcionale me veprën penale të kryer.

Në maj të vitit 2020, i dënuari e kishte mbaruar tashmë plotësisht vuajtjen e dënimit. Për shkakun se Gjykata e Lartë ka supozuar se ekziston rreziku i arratisjes dhe përsëritjes së veprës, ajo ka urdhëruar burgun e sigurisë për kosovarin, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për kujdeestarinë.

Në shtator të këtij viti ka vijuar ndërkohë aktgjykimi i tretë i Gjykatës së Lartë për këtë çështje. Ajo ka bërë tashmë një ekspertizë tjetër psikiatrike dhe kësaj radhe është përmbajtur nga shqiptimi i masës së kujdestarisëtransmeton albinfo.ch. Me një dekret të lëshuar po atë ditë, ajo ka hequr masën e burgut të sigurisë. Si rrjedhojë, kosovari është dërguar në Zyrën e Migracionit të Kantonit të Cyrihut ku është vendosur në paraburgimin për dëbim.

Zyra e prokurorit publik ka paraqitur me sukses një ankesë në Gjykatën Federale kundër heqjes së paraburgimit të sigurisë. Në aktgjykimin e tyre aktual, gjyqtarët e Lozanës (Gjykata Federale) kanë deklaruar se pezullimi i paraburgimit të sigurisë nuk ishte justifikuar siç duhet. Prandaj, gjykata më e ulët duhet ta realizojë këtë, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë, kosovari duhej të vazhdonte të qëndrojë në burgun e sigurisë, ku ndodhet sërish.

Në varësi të mënyrës se si do të vendosë Gjykata e Lartë, ai do të marrë vesh në burgun në fjalë apo gjetkë nëse do t`i shqiptohet masa e kujdestarisë ose jo.

Kosovari ka mbaruar dënimin në tërësi por ende mbahet në burg. Ja përse