Eko Higjiena

Kosovari i shkakton bashkëshortes plagë të rënda me thikë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sipas njohurive të para, dy personat, të dy kosovarë, ishin të martuar por jetonin prej disa muajsh të ndarë

E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 – 11:01albinfo.ch
Një shtetas kosovar i moshës 32 vjeçare ka goditur me thikë gruan e vet me ç`rast i ka shkaktuar plagë të rënda në qafë. Sulmi ka ndodhur të hënën në Morges (Morzh), Kantoni Vaud, shkruan blick.ch.

Policia e Kantonit Vaud ka njoftuar se pasditen e të hënës në Morges kishte ndodhur një grindje e ashpër. Policinë e kishin alarmuar rreth orës 16.40, transmeton albinfo.ch. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policët gjejnë një kosovare të moshës 28 vjeçare të plagosur rëndë. Ajo ishte e shtrirë para hyrjes së shtëpisë në të cilën banonte.

Kalimtarët e rastit i kishin dhënë viktimës ndihmën e parë dhe pastaj ajo është dërguar në spital ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën .

Uji Dea

Një zëdhënës policie ka thënë për gazetën se atë e kishte plagosur në qafë duke e goditur me thikë bashkëshorti i saj, 32 vjeçar, përcjell albinfo.ch. Në njoftimin për media sulmi identifikohet si tentim vrasjeje. I dyshuari është arrestuar.

Sipas njohurive të para, dy personat ishin të martuar por jetonin prej disa muajsh të ndarë.

Kosovari i shkakton bashkëshortes plagë të rënda me thikë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.