UBT

Kosovari i penduar, 2 vjet e gjysmë burg për terrorizëm

/ 2 minuta lexim
HW

Gjykata e lartë e Landit në Dyseldorf (Nordrhein Westfallen), ka dënuar me dy vjet e gjysme burg shtetasin kosovar 22 vjeçar me emrin Nezet për terrorizëm, gjegjësisht pjesëmarrje në luftime në anën e IS-it (Shtetit Islamik) në Siri. Trupi gjykues në vendin që ka shpallur sot në Dyseldorf ka kumtuar se është vërtetuar pjesëmarrja e tij në zhvillimet në Siri në kuadrin e IS-it, bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve dpa dhe transmetojnë mediet tjera gjermane.

I akuzuari, i cili është nga Mülheim/Ruhr ka pranuar se siç ka thenë ai “ka bërë marrëzi të madhe”. Ai është i lumtur që është sërish në shtëpi, ka thënë ai më tutje. Kosovari ka deklaruar se ndërkohë është distancuar nga IS-i dhe është penduar.

Pas ngurrimit në fillim të procesit gjyqësor ai tashmë ka pranuar pothuajse të gjithë atë për çfarë e ngarkonte akuza, përcjell albinfo.ch mediet gjermane. Po ashtu, siç ka thënë kryetarja e trupit gjykues, i riu me rrënjë nga Kosova ka ofruar informacione lidhur me stërvitjet dhe jetën e përditshme të rekrutëve të IS-it.

ARKATANA

Ai nuk kishte planifikuar ndonjë sulm terrorist ë Gjermani.

Në raportimet e mëhershme të medieve gjermane pohohej se kosovari kishte thënë se në Siri kishte shkuar për t`u bërë “hero”. Por më vonë, nën presionin edhe të familjes kishte vendosur të kthehej në Gjermani.d

Ai pas shpalljes së vendimit gjyqësor ka shprehur gëzim për dënimin e lehtë. Madjhe avokati i tij ka deklaruar se denimi ka qenë “i matur dhe i butë”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.