ARKATANA

Kosovari i akuzuar si “tirani i familjes” pëson kolaps gjatë gjyqit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një 50-vjeçar nga Kosova, me qëndrim në Austri akuzohej se ka rrahur, torturuar dhe burgosur prej vitesh familjarët e tij. Seanca kundër tij u ndërpre dje.

Një burrë 50-vjeçar me shtetësi kosovare është dashur të dalë dje para Gjykatës së Landit në Ried për veprën penale të dhunës së ushtruar në vazhdimësi, transmeton albinfo.at.

Seanca ishte caktuar të zgjaste deri në orën 17:00, por pas pushimit të drekës pak para orës 14:00, i akuzuari papritur ra ngadalë nga karrigia. Shërbimi i shpëtimit është kujdesur për të dhe e ka çuar në spital për sqarim, shkruan nachrichten.at.

Procesi pritet të vazhdojë të premten e ardhshme.

Pretendimet e prokurorit publik Alois Ebner ndaj të akuzuarit janë serioze.

“I akuzuari mund të quhet padyshim një tiran i familjes. Përgjatë viteve, ai ka rrahur vazhdimisht gruan, tri vajzat dhe djalin e tij, ka fyer, kërcënuar me vdekje, torturuar, burgosur dhe detyruar” thotë Ebner.

Uji Dea

“Ka pasur sulme të dhunshme. me shufra hekuri dhe kaçavida. I akuzuari me dhunën e tij ka shënuar jetën familjare për rreth 15 vjet”, ka shtuar Ebner.

Tri nga viktimat kanë denoncuar së bashku

Fëmijët tani janë nga 16 deri në 22 vjeç: dy vajza dhe djali kanë denoncuar babanë. Sipas raportit të psikiatres Adelheid Kastner, tirani i familjes është i përgjegjshëm penalisht, por ka një çrregullim të thellë personaliteti.

Për këtë arsye, zyra e prokurorit publik Rieder ka urdhëruar vendosjen e tij në një institucion për shkelësit me çrregullime mendore, përcjell albinfo.at.

Dënimi për një vepër penale si kjo, sipas StGB 107 (dhuna e vazhdueshme në familje) është deri në 15 vjet burg.

https://www.albinfo.ch/kosovari-i-akuzuar-si-tirani-i-familjes-peson-kolaps-gjate-gjyqit/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.