ARKATANA

Kosovari “garon” me policinë, pastaj ikë duke e lënë vajzën 6 vjeçe në makinë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gara e tij e papërgjegjshme mori fund në një arë me drithëra, ku ai pasi e ndaloi makinën, iku, duke e lënë vajzën aty.

Një burrë 33 vjeçar nga Kosova, duke ngarë makinën e tij në autostradën gjermane A 1 “po shtyhej në garë” me policinë. Policët po provonin ta kapnin makinën me regjistrim francez që e ngiste kosovari, në segmentin e autostradës Bramsche-Neuenkirchen-Vörden, shkruan osradio.de.

Ai pastaj i jepte më shumë gas makinës, tejkalonte policinë disa herë duke marrë anën e djathtë të shiritit të autostradës dhe duke rrezikuar kështu edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Gara e tij e papërgjegjshme mori fund në një arë me drithëra, ku ai pasi e ndaloi makinën, iku prej saj, transmeton albinfo.ch. Por ai, duke ikur vetë, në makinë e kishte lënë vajzën e tij 6 vjeçare!

Pak kohë më vonë policia arriti ta zinte të ikurin.

GRANDEMALL

Siç u konstatua pastaj, ai ishte dëbuar nga Gjermania para dy javësh por kishte hyrë sërish në vend, ilegalisht.

Sipas hetimeve të para, automobili të cilin ai po e ngiste, nuk ishte as i lejuar, as i siguruar dhe as i tatuar.

33 vjeçari u arrestua ndërsa patrentshoferi i tij u konfiskua nga policia, e cila njoftoi nënën e fëmijës që të vinte ta merrte.

Kosovari “garon” me policinë, pastaj ikë duke e lënë vajzën 6 vjeçe në makinë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.