‘Kosovari fluturues’ kundër Maldinit, Shevchenkos e Van Bastenit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Trajneri kosovar i Honkas, Shefki Kuqi, do të përballet me legjendat e Milanit në një sfidë ekzibicionale me Helsinkin.

Ish-futbollisti kosovar i shumë skuadrave angleze, Shefki Kuqi, sonte do të ketë nderin të përballet me legjendat e skuadrës italiane, Milan.

Kuqi është përfshirë në skuadrën e legjendave të Helsinkit në një ndeshje ekzibicionale ndaj legjendave ‘rossonere’.

Mobi Casa

Kuqi është përzgjedhur në skuadrën e yjeve të Helsinkit së bashku me emra si Mikael Forssell, Teemu Tainio e Aki Riihilahti.

Në anën tjetër, Milani udhëtoi në Finlandë me emrat e legjendave si Paolo Maldini, Andriy Shevchenco, Sebastiano Rossi e Marco van Basteni.