Mobi Casa

Kosovari: “E vrava gruan se shkoi me turkun”

/ 2 minuta lexim

Sot në gjykatën kantonale të qytetit Sankt Gallen të Zvicrës ka nis procesi gjyqësor ndaj kosovarit Rrahman H. (46 vjeqar) për vrasjen e bashkëshortes së tij Behrare H.

Dy orë me radhë qëndroj kosovari Rrahman H ditën e sotme para Gjykatës, dhe për secilën pyetje nga prokurori ai kishte një përgjigje e cila fajësonte vetëm bashkëshorten e vdekur dhe në asnjë mënyrë vetveten. Që të gjithë pjesëmarrësit në sallën e Gjykatës habiten me mendimet e Rrahmanit i cili në asnjë mënyrë nuk i bie pendimit për veprën e bërë, transmeton portali zviceran pc-netz.

”Fajet ka bashkëshortja e ime vetë! Sikur ajo të mos kalonte me turkun, me siguri se ajo sot do ishte në jetë. Ju sikur Gjykatë duhet të dënoni edhe turkun ngase edhe ai ka fajet pasi ka fjetur me grun time edhe pse ajo ishte ende e kurorëzuar me mua!”

Fundamenti

”Ndoshta jam edhe unë fajtor por atë fajësi që kam unë është tejet e vogël! Turku dhe gruaja e ime më kanë shkatërruar jetën!!”, ishin fjalët e tija gjatë procesit dyorësh ditën e sotme.

Edhe pse prokuroria ka siguruar faktet se kjo vepër nuk ka të bëj me Kanunin, ai vazhdon edhe më tutje të shpjegojë dhe të qëndrojë pranë frazës se ” Kanuni shqiptar më lejon të bëj këtë gjë dhe unë kam vepruar në bazë të Kanunit”

Prokuroria ka lënë anash temën e Kanunit pasi tentimi për ti shpjeguar atij se Kanuni nuk thotë këtë ishte i kotë.
Pas dy orësh, dita e parë e procesit kundër tij ka përfunduar dhe prokuroria shpjegon se nesër do vazhdoj më tutje me procesin ndaj kosovarit. Prokuroria kërkon 19 vite burg për veprën e bërë.