UBT

Kosovari, dy aksidente brenda një nate në Cyrih

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Nga përplasja e rëndë që kishte bërë makina në shtyllë, ajo është dashur të zëvendësohej kështu që është ndërprerë komunikacioni nga ora 5 deri në orën 12.

Në orët e hershme të mëngjesit të të dielës, një ngasës 23 vjeçar automobili, në gjendje të dehur, ka shkaktuar një aksident në Kloten të Cyrihut. Bashkë me të ishte një i njohur i tij 18 vjeç, po ashtu i dehur. Ndërsa shoferi pëson lëndime dhe mbetet i ngujuar në veturë, 18 vjeçi, ik këmbë nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 4.30, një shpërndarëse e gazetave ka njoftuar policinë se një person ia kishte marrë veturën me dhunë. Vetëm pak minuta më vonë një person i tretë ka njoftuar policinë se po ky person ka shkaktuar aksidentin jo larg atij lokaliteti. Pasi është arrestuar, i riu 18 vjeçar ka pranuar se përveç që kishte vozitur në gjendje të dehur, ishte me makinë të vjedhur dhe nuk kishte fare patentshoferi.

Uji Dea

Pas hetimeve të bëra nga policia, u mor vesh se i arrestuari vetëm pak minuta më parë kishte qenë i përfshirë në aksidentin e përmendur në Kloten, me veturën që e ngiste shoku i tij, 23 vjeçar. 18 vjeçi, ka shtetësi të dyfisht, kosovare dhe zvicerane, ndërsa shoku i tij është shtetas kosovar me vendbanim jashtë Zvicrës. Ky i fundit u dërgua në spital dhe pas kontaktimit me prokurorinë përkatëse, iu shqiptua gjoba përkatëse.

Ndërkaq, nga përplasja e rëndë që kishte bërë makina në shtyllë , ajo është dashur të zëvendësohej kështu që është ndërprerë komunikacioni në mes të Glattpark-ut dhe aeroport nga ora 5 deri në orën 12 (linjat 10 dhe 12 të tramvajit). Dëmet e shkaktuara në tërësi kalojnë 100 mijë frangat dhe për mbulimin e tyre duhet të kujdesen shkaktarët e aksidentit.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.