ARKATANA

Kosovari depërton me markën e vet në metropolin e orëve

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Djaloshi i ri orëndreqës nga Gjeneva, Rexhep Rexhepi, ekspozon orët e tij në objekte luksoze të kryeqyteteve në mbarë botën. Albinfo.ch ishte në sipërmarrjen e tij, në lokalet e punës në Gjenevë.

Sapo arrita në objektin e ri të madh dhe të qetë të “Akrivia” në Gjenevë, themeluesi Rexhep Rexhepi menjëherë na paraqet bashkëpunëtorët e tij. Me të parë moshën e ekipit të krijohet më shumë përshtypja se gjendesh në një Start up të web-it. Por, sapo kryhen prezantimet, shumë shpejt kupton se kemi të bëjmë me një ekip të specializuar dhe se nëse llogarisim përvojën e të treve së bashku, aty bëhen tridhjetë vjet përvojë. Themeluesi vetë i ka dedikuar më shumë se gjysmën e jetës së tij pasionit për orë. Në moshën 14-vjeçare ai filloi profesionin e tij në firmën prestigjioze “Patek Pilippe”. Por, takimi i tij me orët dhe interesimi i tij kishte filluar shumë më herët dhe larg Zvicrës.

Rexhepi tregon: “Takimi im i parë me një orë zvicerane ka ndodhur në Kosovë, ishte ora e babait tim. E mbaj mend se ishte një Tissot. Në atë kohë babai im punonte në Zvicër dhe na vizitonte vetëm gjatë pushimeve. Çdo herë unë e merrja orën e tij dhe dëgjoja tik-takun e saj. Disa herë përpiqesha ta hapja, por nuk arrija. Në fakt, vetëm sa arrija ta gërvishja orën”, rrëfen ai për albinfo.ch.

E sjell babain para aktit të kryer, bëhet orëndreqës

Në vitin 1998 filloi lufta në Kosovë dhe babai vendosi ta sillte familjen e tij në Zvicër. Rexhepi, atëherë 12-vjeçar, i përshtatet shumë shpejt sistemit shkollor të Gjenevës dhe merr rezultate të mira. Për zhgënjimin e babait të tij, i cili e kishte paracaktuar atë në një karrierë avokati, Rexhepi vendosi të bëjë një zanat për orëndreqës. Atë e kishte inkurajuar një fqinj i tij, aktiv në profesion dhe një mik, i cili tashmë kishte filluar zanatin. Babai i tij nuk e kuptonte një zgjedhje të tillë, por djali e vuri para aktit të kryer dhe u detyrua ta pranonte. Djali i tij ishte pranuar në firmën e orës më prestigjioze në botë, një mundësi që nuk mund ta humbte.

Dy vjet më vonë, Rexhepi, i vendosur në sektorin e kontrollit të cilësisë, sheh të kalojë në duart e tij të ashtuquajturën orë Tourbillon, e prodhuar nga Patek Phillipe. Aty i lind ideja, ndërsa mbetet i ngrirë dhe admirues gjatë 45 minutave, aty i lind ideja se një ditë edhe ai do të ketë një orë të tillë.

Furnizues i kompanisë “Hublot”

Pasi që përfundon trajnimin e tij në Patek Philippe, Rexhepi rri ende dy vjet në fabrikë përpara se të vendosë të përjetojë përvoja të tjera profesionale. Ai arrin në BNB Concept, një nënkontraktues dhe furnizues i kompanisë së orëve Hublot. Pas një viti, në moshën 21-vjeçare, ai bëhet shef ekipi, duke u bërë përgjegjës për dërgimin e produkteve që plotësojnë cilësinë e kërkuar, menaxhues, trajnues i ekipit të tij dhe përgjegjës i prodhimeve me defekte.

Mobi Casa

Pas 3 vjet me BNB Concept, ai shkon te shtëpia prodhuese François Paul Journe, një emër tjetër i orëve me cilësi të lartë, ku pas dy vjet shërbimi vendos më në fund se ishte koha për të filluar diçka vetë. Në moshën 25-vjeçare ai krijoi markën e tij “Akrivia”, që në greqishten e vjetër do të thotë “saktësi”. Orëndreqësi shpjegon për albinfo.ch: “Unë e kam ndërmarrë këtë hap, sepse doja të krijoja orë, pa qenë i kufizuar si punonjës”.

Sa për emrin dhe origjinën e tij, para se të hynte në këtë fushë, Rexhepi pranon se i druhej paragjykimeve. Por, në fund të fundit, nuk është personi ai që ka rëndësi, por ora që prodhon, pa marrë parasysh se kush e bën atë. Rexhepi na rikujton se Antoni Patek dhe Adrien Phillip, themeluesit e Patek Phillip, ishin të dytë me origjinë të huaj dhe sot askush nuk ua vë mendjen.

Modelet e tij, në Dubai dhe Tokio
Me katër modele, marka është e ekspozuar tashmë në kryeqytetet luksoze, duke përfshirë Dubain dhe Tokion. Gjithashtu në vitin 2015, modeli “Tourbillon chiming Shko Hour” u përzgjodh për çmimin Grand Prix d’horlogerie de Genève në katogirnë “Sonnerie”. Në faqen e internetit në lidhje me ngjarjen kjo orë përshkruhet sikur të jetë një realizim i kryer falë një teknike dhe estetike të vërtetë.

Në të vërtetë, përsosmëria teknike dhe estetike janë dy elemente që Rexhepi i merr me zemër. Ai shpjegon se me kalimin e kohës, për arsye të kostos, detajet e bukura kanë tendencë të zhduken. Ai, i cili dogji fazat në karrierën e tij, nuk ngurron kurrë sa herë vjen puna për të krijuar një orë. Një shembull shumë i plotë i themeluesit shpjegon këtë gjë: “Aktualisht, me rërë, për dy ose tre minuta puna mund të kryhet. Megjithatë, ne vazhdojmë të përdorim metodën tradicionale, e cila vetëm katër deri në tetë orë mundëson arritjen e rezultatit të dëshiruar, një gjë që do të dallojë orën tonë në syrin e një koleksionuesi të rryer. “Një tjetër tipar i markës sonë është simetria e modeleve, diçka që mbetet e rrallë në treg.

Hapi tjetër për “Akrivia” është prodhimi i një modeli të ri të thjeshtë (orë, minuta, sekonda).

Një prodhim i veçantë i kufizuar me dhjetë copa, fitimi i njërës prej të cilave do t’i dhurohet një shoqate për bamirësi. Sa për të ardhmen e kompanisë, zoti Rexhepi thotë se dëshiron të mbajë një strukturë të vogël. Vëllai i tij i vogël, Xhevdet Rexhepi, i cili sapo ka mbaruar zanatin, i është bashkuar ekipit. Sipërmarrësi i ri pohon se dëshiron të mbajë një atmosferë familjare.

Me markën e tij në moshën 25 vjeçare
Në moshën 25-vjeçare ai krijoi markën e tij “Akrivia”, që në greqishten e vjetër do të thotë “saktësi”. Orëndreqësi shpjegon: “Unë e kam ndërmarrë këtë hap, sepse doja të krijoja orë, pa qenë i kufizuar si punonjës”.
Sa për emrin dhe orgjinën e tij, para se të hynte në këtë fushë, Rexhepi pranon se i druhej paragjykimeve. Por, në fund të fundit, nuk është personi ai që ka rëndësi, por ora që prodhon, pa marrë parasysh se kush e bën atë. Rexhepi na rikujton se Antoni Patek dhe Adrien Phillip, themeluesit e Patek Phillip, ishin të dytë me origjinë të huaj dhe sot askush nuk ua vë mendjen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.