Kosovari dënohet në mungesë për mbështetje radikale të Shtetit Islamik

Një shtetas 49 vjeçar i Kosovës është dënuar nga Gjykata Federale Penale e Zvicrës për mbështetje të IS-it. Gjykimi është mbajtur në mungesë të tij.

Një dënim pa kusht me heqje lirie është absolutisht i domosdoshëm, për ta parandaluar atë nga kryerja e delikteve tjera, ka shkruar veç tjerash prokuroria Federale në akuzën e bërë kundër kosovarit 49 vjeçar, të akuzuar për mbështetje të Shtetit Islamik (IS).

I akuzuari në mënyrë të përsëritur dhe të shprehur qartë e ka shpërfaqur bindjen e tij kriminale se ai ka vepruar me bindjen më të thellë në këtë drejtim, thuhet më tutje në aktakuzë, shkruan nzz.ch.

Por ndërkohë, vendqëndrimi i këtij ithtari radikal të IS-it nga Kantoni Baselland është i panjiohur. Sipas avokatit të tij ai është dëbuar nga autoritetett zvicerane, transmeton albinfo.ch. Por as ai nuk e di se ku jeton aktualisht i akuzuari.

Procesi gjyqësor ndaj tij është iniciuar nga fakti se i akuzuari kishte bërë ankesë kundër urdhërarrestit të bërë ndaj tij. Sipas atij urdhërarresti, i cili pas ankesës automatikisht ishte bërë aktakuzë, kosovari kishte publikuar në media të ndryshme sociale dhe në dy vebfaqe të ndryshme, më shumë se njëqind materiale propagandistike për Shtetin Islamik (IS).

Shërbimi Informativ Federal i kishte rënë atij në gjurmë, me ç`rast, në vitin 2014 kishte bërë një denoncim në Policinë Kriminale Fedreale, përcjell albinfo.ch.

Më shumë se një vit pas kësaj, nga shkurti i vitit 2016, ishte bërë një bastisje e banesës së të akuzuarit, që kishte rezultuar me gjetje alarmante. Në cd-të e tij ishin gjetur fotografi dhe video që përmbanin pamje të dhunës më ekstreme, transmeton albinfo.ch. Bëhej fjalë për ekzekutime mizore, në mes të të cilave edhe të tilla ku në rolin e ekzekutorit ishin fëmijët.

Po kaq të rënda janë edhe deklarimet që i akuzuari i kishte bërë gjatë disa marrjeve në pyetje. I pyetur për sulmin terrorist të vitit 2015 mbi redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, ai kishte thënë se për të ka qenë kënaqësi kur ka dëgjuar për këtë sulm.

Sipas aktakuzës ai ka shtuar se dikush që flet keq për profetin, e meriton vdekjen, përcjell albinfo.ch. Në një marrje tjetër në pyetje ai ka thënë po ashtu se kush flet keq për Allahun ose të dërguarin e tij, duhet të vritet.

Gjykata Penale Federale e ka akuzuar mbështetësin radikal të IS-it të hënën në mungesë me heqje lirie prej shtatë muajsh pa kusht, për mbështetje të një organizate kriminale, për shkelje të Ligjit mbi IS-in si dhe për posedim të materialeve me përmbajtje dhune.

Dënimi me 7 muaj burg që ka shpallur gjykata ka qenë pak më i lartë se ai me 6 muaj, sa e kishte kërkuar prokuroria.

https://www.albinfo.ch/kosovari-denohet-ne-mungese-per-mbeshtetje-radikale-te-shtetit-islamik/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).