KKVITI

Kosovari dënohet me dëbim nga Zvicra, pasi kreu marrëdhënie seksuale me një grua që po flinte

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pasi që kishte kryer marrëdhënie seksuale me një grua që ishte duke fjetur, një kosovar 34-vjeçar është dënuar me dënimin 22 muaj me kusht për 4 vite. Përveç kësaj, atij i është shqiptuar edhe dënimi me dëbim dëbuar nga Zvicra për shtatë vjet, shkruan gazeta “Berner Zeitung”. Po ashtu viktima është dëmshpërblyer me 10.000 franga.

Procesi ndaj kosovarit është zhvilluar këtë javë në Gjykatën e Qarkut në Thun, transmeton albinfo.ch. Sipas aktakuzës, ai, pas një nate të gjatë feste, ka kryer marrëdhënie seksuale me një grua që po flinte.

“Autori i krimit ka shfrytëzuar situatën në mënyrë të paskrupullt. Nuk ka asnjë arsyetim për sjelljen e tij”, është shprehur kryetari i gjykatës, i cili në shqiptimin e dënimit ka ndjekur kërkesën e prokurorisë.

Përveç kësaj, ai ka klasifikuar deklarimet e të pandehurit si pak të besueshme: Ai e dinte, për shembull, se çfarë kishte ngrënë natën e krimit, por kur vjen puna te sqarimi i krimit, ai pretendonte se kishte boshllëqe në kujtesë, sepse gjoja kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.

Hidromorava

Autori i deliktit dhe viktima kishin shkuar në banesën e të akuzuarit pas një feste me dy miq të tjerë në mars të vitit 2017, përcjell albinfo.ch.

Aty, akuzuesja (viktima) kishte fjetur në divan. Ajo ka thënë se më vonë është zgjuar nga dhimbjet dhe e ka shtyrë kolegun e saj që ishte shtrirë mbi të. Po atë ditë ajo kishte paraqitur ankesë.

Përveç veprës penale të përdhosjes, kosovari ka kryer më parë edhe disa delikte. Ai është gjobitur dy herë për ngasje të makinës pa patentë shofer të vlefshëm, transmeton albinfo.ch. Drejtimi i paligjshëm i një bari dhe përdorimi të kokainës gjithashtu i kishin kushtuar atij po ashtu me gjobë.

Vepra penale “përdhosje” kryhet kur autori kryen veprime seksuale me personin e paaftë për të reaguar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.