KKVITI

Kosovari dëbohet nga Zvicra pas 20 vitesh

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Një rrëfim interesant në një emision televiziv në Tiranë e sjell një shtetas kosovar, i cili ka jetuar mbi 20 vjet në Zvicër, por që ishte dëbuar për shkak të një martese që ishte cilësuar fiktive. Ai në një studio të emisionit “Me Zemër të hapur” tha se martesa me shtetasen zvicerane u kurorëzua në vitin 1999 dhe përfundoi më 2006.

Teksa rrëfen historinë e jetës së tij, personi në fjalë tregon se pas një viti u njoh me një shqiptare të Kosovës, e cila më parë kishte bashkëjetuar me dikë, nga i cili ka dy fëmijë, shkruan Albinfo.

Bashkëjetesa e zonjës kishte përfunduar, pasi partneri i saj jo vetëm që nuk i kishte dhënë atësinë fëmijëve, por e dhunonte vazhdimisht.

Mes tjerash ai tregon se lidhi kurorë me të më 2006 dhe kërkoi bashkim familjar, në vitin 2007 nga kjo martesë lindi edhe një djalë, Aroni.

Ai dhe bashkëshortja e tij jetuan në Zvicër për 9 vjet, por në nëntor të 2015-ës autoritetet e emigracionit e kanë përzënë këtë familje, pasi kanë dyshuar se martesa e parë e tij ka qenë fiktive dhe se dy fëmijët e gruas të tij të dytë janë të tij.

Fundamenti

Shqiptari nga Kosova rrëfente për peripecitë, dhe tha se autoritetet zvicerane kërkuan që dy vajzave t’u bëhej testi i ADN-së, që gruaja e tij ka pasur nga bashkëjetesa.

Ai ka pranuar, por bashkëshortja e tij nuk dëshiron të rikthejë vuajtjet e mëparshme që ka përjetuar. Ai tha se për 20 vjet jetoi dhe punoi me ndershmëri në Zvicër, ndërsa autoritetet e dënuan pa të drejtë nga vendi ky ai ishte integruar.

“Gruan e kam njohur në një qendër tregtare. Pasi u njohëm i thashë: s’më intereson se çfarë ke kaluar, dua të di çfarë ndodh tani e tutje. Mbasi u njohëm, pas një viti bashkëshortja erdhi tek unë, bashkë me dy fëmijët e saj. Fëmijët e saj i trajtoj shumë mirë. Pas një viti u bëra prind me gruan e dytë. Të gjitha kriteret i plotësoja dhe pasi më mbajtën një dekadë në Zvicër dhe më pas më dëbuan, këtu nuk ka asnjë të drejtë njerëzore. Kam shkuar për azil në Zvicër, pa pasaportë. Më dëbuan, sepse menduan se kishte një martesë në Kosovë. Dhe martesën që kisha në Zvicër e quajtën fiktive”, tha ai.

Qytetari nga Kosova bën apel që autoritetet ta ndihmojnë për t’u kthyer në Zvicër, vend që sipas tij e dëboi padrejtësisht.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.