United Hospital

Kosovari “bëhet italian” për t`i ikur dëbimit nga Gjermania

/ 1 minutë lexim
HW

Për t`i ikur dëbimit nga Gjermania, një kosovar i moshës 21 vjeçare është prezantuar me dokumente të falsifikuara italiane.

Kur policët në Straubing të mërkurën rreth orës 18.30 e ndalojnë makinën e një 39 vjeçari për kontrollim rutinor trafiku, nga makina papritur kërcen dhe ik personi që e shoqëronte shoferin. Policët i vihen në ndjekje dhe e kapin atë pas pak, shkruan wochenblatt.de. Dhe me rastin e kontrollimit të bërë në vazhdim, ai u tregon atyre dokumente italiane të identifikimit.

Uji Dea

Por policët e konstatojnë shpejt se bëhej fjalë për dokumente false dhe se i riu ishte shtetas kosovar me kërkesë azili të refuzuar në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Pasi që ai ishte në listën për dëbim nga Gjermania, 21 vjeçari kishte siguruar dokumente italiane, me shpresë se mund të vazhdonte qëndrimin në Gjermani.

Pas kryerjes së masave policore ndaj tij, kosovari i është dorëzuar gjykatësit hetues./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.