UBT

Kosovari arrestohet duke hyrë në Gjermani, 17 vjet pas vuajtjes së gjysmës së dënimit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kur policia Federale ia vuri në dukje këtë fakt në momentin e hyrjes në Gjermani, ai u shpreh i befasuar sepse avokati i tij i kishte thënë se ndalimi i hyrjes ishte hequr.

Një 52-vjeçar, shtteas i Kosovës, është arrestuar nga Policia Federale kur ishte duke hyrë në aeroportin e Shtutgartit, transmeton albinmfo.ch. Arrestimi është bërë për shkak se ndaj tij kishte një urdhër arresti prej 17-vitesh.

Ai, në vitin 2000 ishte dënuar me njëmbëdhjetë vjet burg për vrasje nga pakujdesia, ka sqaruar të premten një zëdhënëse e Policisë Federale.

Në gjysmën e mbajtjes së burgut, pra, në vitin 2005, kosovari, atëbotë 35-vjeçar qe deportuar në vendin e tij, shkruan DPA.de.

ARKATANA

Me atë rast ishte rënë dakord që, në rast të rihyrjes në Gjermani, duhej të vazhdohej mbajtja e pjesës së mbetur të burgut.

Kur policia Federale ia vuri në dukje këtë fakt në momentin e hyrjes në Gjermani, ai u shpreh i befasuar sepse avokati i tij i kishte thënë se ndalimi i hyrjes ishte hequr, përcjell albinfo.ch. Sipas Policisë Federale, kështu është sa i përket ligjit të imigracionit. Por urdhrat e arrestit të shqiptuara nga organet e rendit vazhdojnë të jenë të vlefshëm.

Pas konsultimit me prokurorinë publike të Heilbronn-it, është ekzekutuar urdhri i arrestit, gjegjësisht kosovari u dërgua në një institucion korrektues.
https://www.albinfo.ch/kosovari-arrestohet-duke-hyre-ne-gjermani-17-vjet-pas-vuajtjes-se-gjysmes-se-denimit/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.