Eko Higjiena

Kosovari akuzohet për shitje të 20 kilogramëve heroinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për shitjen e njëzet kilogramëve të drogës së llojit heroinë, një shtetas kosovar i moshës 34 vjeçare duhet të përgjigjet para trupit gjykues të Gjykatës Olten-Gösgen. I padituri është arrestuar në fillim të vitit 2012 dhe prej atëherë mbahet në burgimin paraprak.

Prokuroria shtetërore e Solothurnit e ngarkon atë për shkelje të ligjit mbi narkotikët. Ai akuzohet se ka shitur rreth 20 kilogramë heroinë dhe ka pasur në zotërim rreth 3.5 kilogramë materie për përpunimin e drogës.

Hidromorava

Personi në fjalë pranon se ka shitur heroinë por e kundërshton sasinë për të cilën ngarkohet. Prokuroria do të kërkojë masën e burgut për të akuzuarin gjatë procesit. Ajo konsideron se roli i kosovarit në tregtinë me drogë ka qenë kryesisht përgatitja e heroinës dhe porcionimi i saj.

Ai po ashtu do të ketë marrë edhe porositë e konsumuesve të drogës dhe t`i ketë angazhuar korrierët për të dërguar drogën në vendin e caktuar me porositësit. Në këtë mënyrë ai supozohet që edhe të ketë marrë paratë nga shitja. Nisur nga sasia e drogës së shitur dhe fitimi që është realizuar nga ajo, prokuroria flet për një tregti droge në përmasa të mëdha./albinfo.ch&sda/