ARKATANA

Kosovari akuzohet për lëndim të shtëpiakut: Gjatë gjykimit paraqitet sulmuesi i vërtetë!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në sallën e gjykimit ka ndodhur çudia: Një person nga salla ngrihet dhe drejtohet nga trupi gjykues: «Unë e kam goditur shtëpiakun e xhamisë”, duke ndryshuar krejtësisht rrjedhën e gjykimit.

Në një xhami në Altstetten të Cyrihut, një frekuentues ballkanas i xhamisë e ka goditur me shufër hekuri kujdestarin e shtëpisë së zotit, një besimtar somalez. Goditja ka ndodhur pasi që kujdestari nuk e kishte lejuar atë që të thërriste ezanin duke e hapur dritaren e xhamisë, që të dëgjohej jashtë saj.

Ajo që ka ndodhur në gjykimin e mbajtur të martën në Gjykatën e Qarkut në Cyrih ngjan shumë me skena nga filmat, shkruan 20minuten.ch.

I akuzuar për shkaktim të lëndimit ishte një kosovar 29 vjeçar, baba i dy fëmijëve ga Hinwili i kantonit të Cyrihut. Ai, gjatë tërë kohës jo vetëm që e ka mohuar veprën por edhe është betuar se kurrë ndonjëherë nuk ka qenë në xhaminë e përmendur, transmeton albinfo.ch.

Nga ana tjetër, jo vetëm personi i lënduar por edhe imami i xhmisë, kanë ngulur këmbë se kosovari ishte dorasi.

ARKATANA

Por, gjatë kësaj shtyrjeje me fjalë, ka ndodhur çudia: Një person nga salla ngrihet dhe drejtohet nga trupi gjykues: «Unë e kam goditur shtëpiakun e xhamisë», ka thënë personi i cilësuar si «ballkanas». Ai, një burrë i ri që i ngjante shumë të akuzuarit, e ka pranuar se e kishte rrahur somalezin pasi që kishte qenë nën ndikimin e alkoolit. Po ashtu ka thënë se ndjehet shumë i penduar për veprën e bërë, përcjell albinfo.ch. Por ai nuk ka pranuar se e ka goditur me shufër metalike. Ka qenë vetëm një goditje me grusht, ka thënë ai.

Këtë version e kanë kundërshtuar sërish imami dhe kujdestari. Ky i dyti vazhdon të ketë pasoja nga goditja, edhe pse atë e kishte pësuar para rreth dy vitesh.

Në fund, trupi gjykues e ka shpallur të pafajshëm kosovarin dhe i ka dhënë atij një dëmshpërblim simbolik prej 250 frangash.

Ende nuk dihet nëse do të ngrihet akuzë e re kundër personit që ka pranuar se është autor i sulmit./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.