Kosovari 29-vjeçar sulmon gruan e tij me thikë, 5 muaj burgim
Policia pati ndërhyrë më 7 gusht për të shpëtuar një grua kosovare nga burri i saj, pas thirrjes së saj për ndihmë. Burri në fjalë kishte lënduar atë me një thikë kuzhine në studion (30 m²) “e tyre” në Colmar (Francë), të cilën ua kishte huazuar një pronar i prekur nga situata e tyre e vështirë. Kosovari kishte plagosur nusën e tij në nofull dhe më pas ishte munduar të ikë pa sukses, pasi që kishte hedhur thikën. Dje, 29-vjeçari kosovar, i lindur në Prizren, pa para dhe me situatë të parregullt në Francë, sikur edhe gruaja e tij, është paraqitur para Gjykatës penale.
Një mbrojtje disi e “shkrifët”, “kontradiktore”, sipas fjalëve të prokurorit, Stephanie Issenlor-Persico. “Unë nuk doja të sulmoja gruan time, por doja të mbrohesha nga vjehrra ime. Unë e di se dëshmia ime është në kundërshtim me versionin e të tjerëve, por nuk kisha ndërmend të lëndoj gruan time, ishte thjesht një aksident”, shpjegon para gjyqit i pandehuri. Sipas tij, kunetët dhe vjehrria kishin pushtuar shtëpinë e tij me ardhjen e tyre në pushime në Colmar, thekson avokati për mbrojtje. Me ç’rast, i pandehuri shpjegon se kishte kërkuar që këta të fundit të largohen nga banesa e tij, por, shton ai, “unë kisha frikë se do të ma merrnin vajzën time 5- vjeçare”.
Viktima, po ashtu 29-vjeçare dha para gjakatës një version të ndryshëm, duke kundërshtuar tezën e komplotit familjar të theksuar nga burri i saj.
Prokuroria bën thirrje për dhjetë muaj burgim me paraburgim. Avokati mbrojtës minimizon dëmin e shkaktuar mbi gruan, duke folur për shenjë të vogël sipërfaqësore. Natyrisht, të gjitha punët nuk shkojnë mirë në këtë çift, por klienti im është e bashkëlidhur sinqerisht me vajzën e tij dhe gruan e tij”, shpjegoi avokati mbrojtës.
Prandaj edhe kërkon lirimin e klientit të tij. Gjykata nuk e dëgjoi. Burri në fjalë u dënua me pesë muaj burgim me paraburgim./albinfo/


