RCCOLA

Kosovarët, turizëm skamnorësh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Më shumë se 200 milionë euro shpenzojnë kosovarët gjatë sezonit turistik veror. Statistikat flasin se shumica e afro 1 milion turistëve akomodohen në vendet më të afërta bregdetare.

Arsyeja pse ata zgjedhin Shqipërinë dhe Malin e Zi, përkatësisht Ulqinin, ka të bëjë me fuqinë e tyre të dobët financiare, por edhe për shkak se këto dy vende nuk kanë vendosur regjim të vizave.

Është vetëm një për qind e shtetasve të Kosovës që zgjedhin Turqinë dhe bëjnë turizëm elitar. Numri i turistëve në vendet dikur të preferuara, si Bullgaria, Greqia, Kroacia, dhe vende tjera, është simbolik.

KKGJILAN

Kosovarët që shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar, kryesisht vendosen nëpër apartamente private. Pjesa më e madhe e tyre ushqimet i përgatisin vetë, ndërsa shpenzojnë shumë pak nëpër restorante dhe hotele. Kjo bën që Shqipëria të mos ketë përfitim të madh nga ky tip i turizmit, e që disa ekspertë e quajnë “të shpifur.”

As Kosova e as Shqipëria nuk kanë statistika të besueshme për numrin e kosovarëve që shkojnë për pushime, pasi aktualisht regjistrohen vetëm hyrjet dhe daljet nga shteti./koha/