RCCOLA

Kosovarët, të tretët për nga numri i të huajve në St.Gallen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas gjermanëve, (5263) por me një diferencë të madhe, vijnë italianët (2765) dhe më tutje, në vendin e tretë, kosovarët (1976).

Aktualisht në qytetin St.Gallen jetojnë afërsisht 25.000 të huaj, gjegjësisht njerëz që nuk kanë pasaportë zvicerane. Më saktë: në fund të vitit 2018, kur janë publikuar shifrat e fundit deri tash të Zyrës Kantonale për Statistikë, kanë qenë 24478 të huaj, shkruan tagblatt.ch.

Shikuar sipas përkatësisë shtetërore, grupin më të madh të të huajve e përbëjnë gjermanët. Pothuajse çdo i katërti i huaj në qytet ka nënshtetësi gjermane, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për 5263 shtetas gjermanë që jetojnë në qytetin St. Gallen.

Pas gjermanëve, por me një diferencë të madhe, vijnë italianët (2765) dhe më tutje, në vendin e tretë, kosovarët (1976). Në vazhdim janë serbët (1356), portugezët (1176), shtetasit e Maqedonisë (876) etj.

UBT

Si gjithmonë, kur është fjala për shqiptarët, edhe në këtë rast duhet theksuar se shifrat për ta nuk mund të gjenden së bashku nën një zë statistikor, shkruan albinfo.ch. Ato janë të ndara në mes disa shteteve, pasi që statistikat zyrtare njohin vetëm përkatësinë shtetërore dhe jo edhe atë etnike.

Kështu, përveç shtetasve të Kosovës që janë me shumicë dërmuese shqiptarë, edhe shumicën e shtetasve të Maqedonisë ne këtë qytet mund të konstatohet se e përbëjnë shqiptarët. Po ashtu një numër i konsiderueshëm shqiptarësh përfshihet edhe në kategorinë e shtetasve të Serbisë, marrë parasysh këtu shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kosovarët, të tretët për nga numri i të huajve në St.Gallen