Eko Higjiena

Kosovarët, të tretët për natyralizim në Austri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Më së shumti janë natyralizuar boshnjakët (368 persona). Pas tyre vijnë turqit, me 223 dhe në vendin e tretë, me 166 të natyralizuar të rinj, vijnë kosovarët.

Në tre muajt e parë të këtij viti, në Austri janë natyralizuar (kanë marrë pasaportat austriake gjithsej 2422 shtetas të huaj, në mesin e të cilëve 21 kanë qenë me vendqëndrim jashtë Austrisë. Sipas zyrës austriake të statistikës (Statistik Austria), në periudhën janar-mars janë natyralizuar 16.1 për qind më shumë të huaj se në periudhën e njëjtë të një viti më parë, shkruan orf.at. Atëbotë kishin qenë 2086 veta që kishin fituar pasaportën austriake, transmeton albinfo.ch.

Ky shtim përbën vazhdimësi në trendin e regjistruar nga viti 2011 e këndej të rritjes së numrit të natyralizimeve.

Mobi Casa

Më shumë se një e treta e personave që kanë marrë pasaportën zvicerane (889 ose 36.7%) kanë qenë të lindur në Austri.

Sikurse edhe në periudhat e mëparshme, më së shumti janë natyralizuar boshnjakët (368 persona). Pas tyre vijnë turqit, me 223 dhe në vendin e tretë, me 166 të natyralizuar të rinj, vijnë kosovarët. Serbët me 159 janë në vendin e katërt të kësaj liste.

http://www.albinfo.ch/kosovaret-te-tretet-per-natyralizim-ne-austri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.