UBT

Kosovarët, të pazot për shumë punë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sipas anketës së fuqisë punëtore, e cila ishte publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, dy të tretat e popullësisë në vend gjatë vitit 2018 kanë qenë të papunë. Një papunësi e lartë është vlerësuar të jetë edhe gjatë këtij viti e kjo edhe si rrjedhojë e moskualifikimit të qytetarëve për shumë punë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Biznese të ndryshme në vend edhe gjatë këtij viti janë ballafaquar me mungesë të punëtorëve, edhe pse papunësia në Kosovë edhe më tej është e lartë.

Kosovarët vazhdojnë të ankohen se nuk po mund të gjejnë një punë, ndonëse më shumë se 12 mijë vende të lira të punës janë regjistruar gjatë këtij viti.

ARKATANA

Për shumë punë kosovarët po dalin të jenë të pakualifikuar, andaj edhe sektorë të ndryshëm në vend po mbesin pa punëtorë.

Zyra për informim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur për “Zërin” se sektorët ekonomikë kanë adresuar më së shumti kërkesa për vende të lira të punës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.