KKVITI

Kosovarët shpenzojnë 150 milionë euro në duhan

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kosovarët janë konsumuesit më të mëdhenj të duhanit në rajon. Përkundër që jetojnë me të ardhura mesatare më të ulëtat në Ballkan, duhani është pjesë e pandashme e tyre.

Në bazë të statistikave të Doganave të Kosovës për importin e duhanit, gjatë periudhës janar – tetor të vitit 2014 në Kosovë janë importuar 2 mijë e 400 tonë duhan nga vendet e Bashkimin Evropian.

FIDANISHTJA

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Staviceli, thotë se mesatarja e importit të duhanit që hyn në Kosovë për një vit, është rreth 3 mijë e 500 tonelata.

“Gjatë këtij viti, në Kosovë kanë hyrë 2 mijë e 400 tonelata duhan. Në bazë të këtyre statistikave del se qytetarët e Kosovës harxhojnë rreth 150 deri në 200 milionë euro për një vit, për konsum të duhanit”, thotë Stavileci për gazetën Tribuna…(Tribuna)