FITORJA

Kosovarët po marrin thirrje të çuditshme në telefon, Vala del me një sqarim

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Dhjetëra-qindra thirrje të gabuara kohët e fundit, qytetarët e Kosovës, i kanë pranuar nga prefiksi +386 i Sllovenisë në 2 operatorët telefonik, atë të “VALA”-së dhe “IPKO”-s.

Lidhur me këtë çështje, operatori telefonik “Vala”, në një përgjigje me shkrim për RTK-së, pohon se është në dijeni për këto thirrje, për çka thonë se kanë reaguar menjëherë.“Këto thirrje janë false dhe kanë filluar prej datës 13 të këtij muaji.

FITORJA

Ne menjëherë e kemi kontaktuar Telekomin e Sllovenisë, të cilët i kanë marrë masat për t’i filtruar dhe ndaluar ato. Në ditët pasuese kemi informata se kemi pasur edhe disa raste të thirrjeve të ngjashme, por Telekomi i Sllovenisë vazhdimisht është duke i filtruar dhe ndaluar ato”, thuhet në njoftimin e operatorit telefonik “VALA”, duke u bërë thirrje klientëve që mos t’i thirrin ata numra.

Sa i përket ankesës së qytetarëve se po u harxhohet krediti nga këto thirrje, operatori “Vala” thotë se:“Përgjigjja në këto thirrje nuk e harxhon kredinë e klientëve tanë, kurse thirrja në ata numra falsë e harxhon kredinë sipas tarifave për thirrje në Slloveni. Ju bëjmë thirrjeve klientëve tanë që mos t’i thirrin ata numra”, sqaron Telekom.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.