Eko Higjiena

Kosovarët, numër dy për marrjen e shtetësisë gjermane

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Në republikën (Landin) Baden-Württemberg gjatë vitit 2012 kanë marrë shtetësinë gjermane përpjesëtimisht më shumë të huaj se në të gjitha republikat tjera. Bëhet fjalë për 16390 veta me shtetësi të huaj që gjatë vitit të kaluar kanë marrë pasaportën gjermane në këtë republikë. Kjo shifër është për 2166 persona ose 15.2% më e madhe se ajo e një viti më parë. Ndërsa në nivel të Gjermanisë, rritja ka qenë 5.1%, shkruan gazeta “Stuttgarter Zeitung”.

Ndërkaq siç shkruan më tutje gazeta, numri më i madh i të huajve, 4501 sish që kanë marrë shtetësinë gjermane, ashtu si dhe në gjithë Gjermaninë, vijnë nga Turqia.

Mobi Casa

Në vendin e dytë janë shtetasit e Kosovës me 1472 persona ndërsa. Është për tu vënë re se në statistikat e këtij landi, për ndryshim nga ato të federatës, të publikuara më herët, kosovarët përbëjnë kategori në vete.

Në vendin e tretë të të huajve që kanë marrë pasaportat gjermane gjatë vitit 2012 në këtë land janë ata të Greqisë, 1094./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.