Hidromorava

Kosovarët, nënë dhe djalë, dënohen për tejkalim të shpejtësisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënë e djalë zihen brenda 90 minutash në të njëjtin vend duke tejkaluar shpejtësinë. Kjo ka ndodhur në vikendin kaluar në Emmen të Lucernit, me ç`rast gruaja 51 vjeçe nga Kosova dhe djali i saj 19 vjeçar janë “fotografuar” nga i njëjti radar dhe brenda një orë e gjysmë. Djali ka rënë në kurthin e radarit në orën 16.30 derisa po ia shkelte me 105 kilometra në orë në zonën ku lejohet vetëm 60 km/h. Ndërsa e ëma, në orën 18 në vendin e njëjtë është fotografuar duke vozitur 110 kilometra në orë, shkruan “Neue Luzerner Zeitung”, transmeton albinfo.ch.

Pasi që te të dytë është konstatuar shkelje e konsiderueshme e rregullave të komunikacionit, nënës dhe djalit u është marrë patentshoferi në vendin e ngjarjes.

FIDANISHTJA

Siç ka bërë të ditur prokuroria, nënë e birë kanë qenë duke vozitur me veturën e njëjtë në të dy rastet.

Në kuadrin e kontrollit rutinor të bërë të shtunën policia e Luzernit ka kapur në zonën 80 kilometërshe një motoçiklist nga Serbia i cili kishte vozitur 183 kilometra në orë. Motoçiklisti 23 vjeçar është arrestuar dhe me këtë rast i është konfiskuar motoçikleta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.