Uji Dea

Kosovarët, në vendin e tretë për pajisje me pasaportën austriake

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në vendin e tretë për nga marrja e nënshtetësisë austriake vijnë kosovarët, me 664 sish. Para tyre janë boshnjakët me 1300 dhe turqit, me 779.

Gjatë vitit 2017, pasaportat austriake i kanë marrë 9271 persona , që është 7.5% më shumë se një vit më parë. Më së shumti të natyralizuar ka pasur nga komuniteti boshnjak, shkruajnë mediet austriake.

Më shumë se një e treta e të natyralizuarve, ose 35% janë njerëz që janë të lindur në Austri ndërsa 37% të tyre janë më të rinj se 18 vjeçarë.

KKVITI

Shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës me 1300 të natyralizuar kanë qenë edhe kësaj here në vendin e parë në këtë konkurrencë, duke lënë shumë mbrapa turqit, me 779, transmeton albinfo.ch. Ndërsa bie në sy se në vendin e tretë për nga marrja e nënshtetësisë (pasaportës) austriake vijnë kosovarët, me 664 sish. Serbët, me 557 të natyralizuar, janë në vendin e katërt.

Nga viti 2003 që me 45.112 “austriakë të rinj” konsiderohet rekord absolut, numri i të huajve që kanë marrë pasaportën austriake ka shkuar v azhdimisht në rënie. Kështu, në vitin 2010 ky numër kishte rënë në 6190, që është po ashtu ekstremi tjetër, përcjell albinfo.ch. Nga viti 2011 pastaj ka filluar një ngritje e ngadalshme (6754), për të mbërritur në vitin 2017 në 9271.

http://www.albinfo.ch/kosovaret-ne-vendin-e-trete-per-pajisje-pasaporten-austriake/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.