Fundamenti

Kosovarët, në vendin e katërt për marrjen e pasaportës austriake

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

871 boshnjakë kanë marrë shtetësinë e Austrisë gjatë nëntë muajve të këtij viti. Pas tyre vijnë turqit me 600, serbët me 538 dhe kosovarët me 317 natyralizime.

Sipas Zyrës austriake të statistikës, në nëntë muajt e deritashëm të vitit 2016, shtetësinë e Austrisë e kanë marrë 6278 persona me prejardhje të huaj, 69 prej të cilëve vazhdojnë të jetojnë jashtë këtij vendi. Ky numër është për 3.1 për qind më i madh se ai i një viti më parë, shkruan heute.at. Me shifra, i bie që gjatë këtyre nëntë muajve janë bërë 186 natyralizime më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch.

Sipas zyrës së përmendur, kjo ngritje është vazhdim i trendit të filluar nga viti 2011.

KKVITI

Më së shumti shtetas të rinj austriakë vijnë nga Bosnja e Hercegovina. 871 boshnjakë kanë marrë shtetësinë e Austrisë gjatë nëntë muajve të këtij viti. Me këtë numër ata përbëjnë 13.9 për qind të të gjithë të natyralizuarve në Austri gjatë kësaj periudhe. Në vendin e dytë vijnë turqit (600 persona gjegjësisht 9.6% nga numri i përgjithshëm), serbët me 538 dhe kosovarët me 317 natyralizime, përcjell albinfo.ch. Më tutje në listë janë shtetasit e Rusisë (275), Afganistanit (257), Maqedonisë (230) etj.

58.% e të gjithë shtetasve të rinj të Austrisë kanë prejardhjen nga këto shtete ndërsa 34.8% e të gjithëve, janë të lindur në Austri.

http://www.albinfo.ch/kosovaret-ne-vendin-e-katert-per-marrjen-e-pasaportes-austriake/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.